REISUL ULEMA I BFI TË RMV H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PJESË E CEREMONISË SOLEMNE TË GARAVE NDËRKOMBËTARE KURANORE NË MEKKEN E BEKUAR
REISUL ULEMA I BFI TË RMV H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PJESË E CEREMONISË SOLEMNE TË GARAVE NDËRKOMBËTARE KURANORE NË MEKKEN E BEKUAR
Më 20 gusht (e mërkurë), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Drejtori për marrëdhënie me botën Arabe, H. Ismet ef. Ademi, me ftesë të Ministrit për Çështje Fetare Thirrje dhe Udhëzim pranë Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. Dr. Abdullatif bin Abdulaziz Al-Sheikh, morri pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit të madh të Garave Ndërkombëtare Kur’anore të organizuara nën përkujdesjen e kujdestarit të dy haremeve, hirësia e tij Mbreti Selman Bin Abdulaziz Al-Suud dhe Princi i Kurorës, Muhammed Bin Selman dhe nën organizim të Ministrisë për Çështje Fetare, Thirrje dhe Udhëzim.
Në këtë edicion, i 45’ti me rradhë, nga gjithsej 128 shtete morrën pjesë 179 garues, në 5 kategori të ndara.
Në këtë solemnitet Reisul ulema takoi shumë personalitete të nivelit të lartë, ku në veçanti u përshëndet shkurt me zv/Guvernatorin e Mekkës së Bekuar, të deleguarin special të Mbretit Selman Bin Abdulaziz Al-Suud, Princin Suud Bin Mish’al Bin Abdulaziz.
Falë angazhimit dhe përkushtimit të palodhshëm të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, viteve të fundit pjesë e këtyre garave është edhe Bashkësia Fetare Islame e RMV – së e cila përfaqësohet nga hafizlerë të denjë dhe cilësorë.
Këto gara kanë si piksynim mbjelljen në zemrat e të rinjëve dashurinë ndaj Kur’anit, inkurajimin e tyre në studimin dhe interpetimin e mirëfilltë të fjalës së Zotit si dhe artikulimin e Tij në formën më të bukur të mundshme.
Pjesëmarrja e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në këtë event madhështor me përmasa globale dëshmon edhe njëherë pozicionin dhe rolin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së në nivel Ndërkombëtarë.
Allahu ju bekoftë!
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





