• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI I FTUAR NË TAKIMIN E LIDERSHIPIT NË DAVOS



Shpërndaje:

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI I FTUAR NË TAKIMIN E LIDERSHIPIT NË DAVOS

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI I FTUAR NË TAKIMIN E LIDERSHIPIT NË DAVOS
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai është ftuar që të marrë pjesë në Takimin e Lidershipit (Davos Leadership Gathering), i cili do të mbahet në Davos nga 19 deri më 22 janar.
Ky takim prestigjioz mbledh liderë botërorë, ekonomistë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, me fokus në diskutimin e sfidave globale dhe zhvillimeve ndërkombëtare.
Gjatë pjesëmarrjes së tij, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai do të jetë folës panelist në sesionin “Faith and Leadership in a United World”, ku do të trajtojë rolin e besimit dhe të lidershipit moral në një botë të ndërlidhur, me theks të veçantë në përgjegjësinë etike, dialogun dhe bashkëjetesën.
Kjo pjesëmarrje është historike dhe përfaqëson angazhimin institucional të Bashkësisë Fetare Islame në platformat ndërkombëtare të lidershipit dhe dialogut global.
Shpërndaje: