Reisul Ulema takoi ministrin e jashtëm të Republikës së Turkiye z. Hakan Fidan
Reisul Ulema takoi ministrin e jashtëm të Republikës së Turkiye z. Hakan Fidan
Me datë 05.08.2024 Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i BFIsë, H. Irsal Ef. Jakupi, Muftiu i Muftinisë së Shkupit, Dr. Qenan Ef. Ismaili, shefi i kabinetit të Reisit, Dr. Abdulkerim Ef. Iseni dhe z. Nizam Reshit përgjegjës për marrëdhëniet me Republikën e Turkiye, të shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Turkije z. Fati Olusoy dhe atasheun për çështje fetare pranë ambasadës së Repubilkës së Turkiye në Shkup z. Mustafa Bodur pritën ministrin e jashtëm të Republikës së Turkiye, ekselencën e tij, Hakan Fidan, i cili pas takimit shprehu dëshirë të vizitojë kompleksin e xhamisë që është në ndërtim e sipër në lagjen Fushë Tophanë në Shkup. Reisul Ulema e falënderoi z. Fidan për vizitën dhe për mbështetjen që Republika e Turkiye dhe autoritetet e saja i japin vendit dhe popullit tonë. Reisul Ulema gjithashtu z. Fidanin e njoftoi me projektin e këtij kompleksi grandioz dhe me ecurinë e punimeve. Palët u ndanë të kënaqura nga takimi ndërsa z. Fidan siguroi se Republika e Turkiye gjithmonë do të jetë në mbështetje të BFI-së dhe kreut të saj dhe se bashkëpunimi mes Bashkësisë Fetare Islame dhe Republikës së Turkiye në të ardhmen do të vazhdojë edhe më fuqishëm në gjitha sferat. Në fund në shenjë mirënjohjeje dhe respekti Reisul Ulema mysafirit i dhuroi një pikturë.
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





