• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SEANCËN SOLEMNE ME RASTIN E FJALIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË



Shpërndaje:

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SEANCËN SOLEMNE ME RASTIN E FJALIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SEANCËN SOLEMNE ME RASTIN E FJALIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Më 27.Shkurt 2025 me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së H. Hfz. Shaqir ef Fetai mori pjesë në seancën solemne të organizuar me rastin e fjalimit para deputetëve të Kuvendit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij Bajram Begaj.
Në këtë seancë morën pjesë gjithashtu Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, deputetë, ambasadorë dhe personalitete të shquara të jetës politike e publike në vend.
Në fjalimin e tij, Presidenti Begaj shprehu falënderimin për pritjen në nivel të lartë institucional, duke theksuar rëndësinë e fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve, rrugëtimin e përbashkët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin ekonomik, si dhe rolin konstruktiv të shqiptarëve në stabilitetin dhe zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pjesëmarrja e Reisul Ulemas në këtë ngjarje të rëndësishme institucionale dëshmon përkushtimin e Bashkësisë Fetare Islame për bashkëpunim, dialog dhe mbështetje të proceseve që kontribuojnë në paqen, stabilitetin dhe integrimin evropian të vendit.
Shpërndaje: