• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

VIZITË HISTORIKE, PRITJE MADHËSHTORE DHE ENTUZIAZËM MANIFESTIV PROF.DR.MAHIR MUAJKALI IMAM NË QABEN E BEKUAR



Shpërndaje:

VIZITË HISTORIKE, PRITJE MADHËSHTORE DHE ENTUZIAZËM MANIFESTIV PROF.DR.MAHIR MUAJKALI IMAM NË QABEN E BEKUAR

VIZITË HISTORIKE, PRITJE MADHËSHTORE DHE ENTUZIAZËM MANIFESTIV PROF.DR.MAHIR MUAJKALI IMAM NË QABEN E BEKUAR
Vizitat janë gjithmonë të mirëseardhura dhe sipas traditës, mysafiri meriton nder dhe respekt maksimal nga ai që e pret. Mirëpo, në raste të veçanta, vizita merr kuptim dhe peshë akoma më shumë kur kihet parasysh fakti se personi i cili na viziton, përfaqëson një objekt kulti dhe simbol adhurimi të Islamit. E tillë ishte edhe vizita e të çmuarit Imamit të Qabesë së Bekuar, eminencës së tij, Shejh Dr. Mahir Al-Muajkali, i cili nuk është thjesht një imam i rëndomtë, porse është nga ata personalitete të veçanta të cilët janë të bekuar nga Zoti që t’u prinë besimtarëve në namaz nga vendi i njëjtë prej nga u ka prirë i Dërguari i Zotit, Muhammedi a.s., respektivisht nga Qabeja e Bekuar.
Bashkësia Fetare Islame, në krye me Kryetarin e saj, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, nën një organizim të lartë, protokole shtetërore dhe mobilizim mbarëpopullor, mes datave 4–8 dhjetor 2025 mikpriti Imamin e Qabes së Bekuar, Shejh Dr. Mahir Al-Muajkali. Këto data nuk do të mbeten thjesht gjethe të rëna nga pema kalendarike, porse ato do të shënohen si ditë të paharruara, historike, entuziaste dhe të gdhendura në memoriet e besimtarëve të këtij nënqielli dhe botës mbarë, pasi ishim dëshmitarë të vizitës së figurës e cila freskoi zemrat, përkëdheli shpirtërat dhe ngjalli emocione dhe përjetime të papërshkrueshme për të gjithë ne.
Bashkësia Fetare Islame e RMV – së, si gjithmonë, ka prioritet të saj interesin e besimtarëve në përgjithësi dhe nisur nga kjo, edhe agjenda e imamit u bë në atë mënyrë që të gjithë besimtarët e vendit të kenë mundësi për së afërmi të përjetojnë emocionet e faljes së namazit pas imamit të Qabesë së Bekuar. Konform kësaj, u përpilua një agjendë e cila ndoshta për imamin ishte e stërngarkuar, mirëpo për besimtarët shënoi një tubim i cili i ngjasonte Arafatit, ku as shiu dhe as i ftohti nuk arritën t’i ndalojnë nga prezenca në xhamitë respektive.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emrin e tij personal, në emër të organeve të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së dhe besimtarëve në përgjithësi, shpreh mirënjohjet dhe falënderime të veçanta në drejtim të Mbretërisë së Arabisë Saudite, të udhëhequr nga Kujdestari i Dy Haremeve, madhëria e tij Mbreti Selman bin Abdulaziz Al-Suud, si dhe Princi i Kurorës, Shkëlqesia e Tij, Muhammed bin Selman (Allahu i ruajttë), të cilët me vizionin e tyre kanë bërë që Arabia Saudite të jetë faktor kyç në zhvillimin e rrjedhave globale. Si rezultat i këtij vizioni, gjatë vitit 2024, në Shkup, në mënyrë solemne, mes ministrit SH.T. Abdullatif bin Abdulaziz Al-Shejh dhe Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, u hodh firma e memorandum-bashkëpunimit mes Ministrisë së Çështjeve Fetare, Thirrjes dhe Udhëzimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së.
Një nga pikat implementive të këtij memorandum-bashkëpunimi është pikërisht edhe vizita e Imamit të Qabesë së Bekuar, Shejh, Dr. Mahir Al-Muajkali.
Për fund, me plot krenari dhe faqebardhësi, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emrin e tij personal dhe në emër të organeve të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, falënderon të gjithë besimtarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për mikpritjen, bujarinë, entuziazmin, zemërgjerësinë dhe gëzimin e manifestuar gjatë pritjes së Imamit të nderuar, duke lënë të kuptohet se ky popull ka iman të shëndoshë, e don Islamin dhe di se si t’i respektojë figurat fetare, duke dëshmuar nivel të lartë të mikpritjes dhe zemërgjërësisë.
Një falënderim i veçantë edhe për strukturat më të larta shtetërore, duke filluar nga Kryeministria e Vendit , në veçanti Kryeparlamentari z. Afrim Gashi, i cili me kënaqësi e priti në Kuvendin e RMV si dhe realizimi i protokolit në nivele të ndryshme të shtetit si zëvendësministri i Punëve të Brendshme, të cilët u kujdesën për protokolet shtetërore dhe sigurinë e mysafirit të nderuar. Kjo vizitë u realizua në bashkpunim me të nderuarin Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite me seli në Tiranë Z. Fejsal bin Gazi, i cili ka kobtribuar pa masë në realizimin e sajë.
Me shpresë që Imamin e nderuar ta kemi përsëri në mesin tonë, lusim Allahun Fuqiplotë ta shpërblejë me Xhennetet më të larta.
Allahu ju bekoftë!
Shpërndaje: