• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA U PRIT NGA MINISTRi I HAXHIT DHE UMRES SË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, PROF. DR. TEUFIK BIN FEUZAN ER-REBIAH



Shpërndaje:

REISUL ULEMA U PRIT NGA MINISTRi I HAXHIT DHE UMRES SË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, PROF. DR. TEUFIK BIN FEUZAN ER-REBIAH

REISUL ULEMA U PRIT NGA MINISTRi I HAXHIT DHE UMRES SË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, PROF. DR. TEUFIK BIN FEUZAN ER-REBIAH
Xheda, 10.11.2025
Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, z. Irsal Jakupi, dhe Shefi i Kabinetit, Prof. Dr. Abdulkerim Iseni, u prit në një takim zyrtar nga Ministri i Haxhit dhe Umres i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Shkëlqesia e Tij Prof. Dr. Teufik bin Feuzan Er-Rebiah.
Takimi u zhvillua në atmosferë vëllazërore dhe me respekt të ndërsjellë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Ministrisë së Haxhit dhe BFI-së në organizimin e Haxhit dhe të Umres.
Ministri Er-Rebiah theksoi se Ministria e Haxhit, në mënyrë të veçantë vitet e fundit, është duke realizuar një organizim profesional dhe me standarde të larta, gjë që u reflektua edhe në Konferencën dhe Panairin Ndërkombëtar të Haxhit të mbajtur këto ditë në Xheda.
Reisul Ulema shprehu mirënjohje të veçantë për ftesën, pritjen vëllazërore dhe përkushtimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në kujdesin ndaj Haxhinjve nga të gjitha vendet islame. Ai theksoi se BFI, tashmë prej dy muajsh, ka filluar përgatitjet për Haxhin 2026, duke ruajtur standardin e lartë të organizimit të vendosur ndër vite, në përputhje me rregulloret, udhëzimet dhe programet e Ministrisë së Haxhit dhe Umres.
Në përfundim të takimit, Ministri Er-Rebiah ndau një dhuratë simbolike që lidhet me Haxhin, duke shprehur falënderim për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e ngushtë.
Shpërndaje: