• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

Reisul Ulemaja shtroi iftarin tradicional për miqtë e BFI e RMV



Shpërndaje:

Reisul Ulemaja shtroi iftarin tradicional për miqtë e BFI e RMV

Reisul Ulemaja shtroi iftarin tradicional për miqtë e BFI e RMV
“Ndihmohuni në mes veti me të mirë dhe devotshmëri, dhe mos u ndihmoni në mëkat dhe armiqësi” ky ishte mesazhi që e dha Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në manifestimit e Iftarit tradicional të shtruar të enjten më 13.03. 2025 në sallën e Hotel Hiltonit në Shkup.
Në këtë iftar prezent ishin Kryetari aktual i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut z. Afrim Gashi si dhe Kryetari paraprak i Parlamentit z. Talat Xhaferi, përfaqësues të partive politike, ministra të Qeverisë së RMV, deputetë, përfaqësues të korit diplomatik në vend, Zv. Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, ekselenca e Tij Abdulazis Al Atiki, Kryetari i Kishës Ortodokse Maqedonase z.z. Stefani, myftinj të myftinjve të BFI me operativat e tyre, Kryetarja e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare, rektorë dhe dekanë të fakulteteve të ndryshme në vend, përfaqësues të organizatave qeveritare dhe joqeveritare, profesoresha dhe profesorë të Medresesë Isa Beu dhe Fakultetit të Shkencave Islame, biznismenë dhe specialistë të fushave të ndryshme, drejtorë të drejtorive të ndryshme, përfaqësues të mediumeve të shkruara dhe elektronike, drejtorë të sektorëve të ndryshme të Rijasetit, miq dhe dashamirë të Bashkësisë Fetare Islame.
Para të pranishmëve, Kryetari i BFI e RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mbajti një fjalim përshëndetës në të cilin u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve të çmuar.
“Të nderuar të pranishëm! Zonja dhe zotëri! Jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, muaj ky që përfshinë çdo të mire. Pra, është muaji i besimit, afrimit, moralit, shpirtit, paqes dhe humanitetit. Muaji i Ramazanit plotë njëzet e katër orë është hyjnorë, por ambienti më i këndshëm dhe më madhështor është momenti iftarit. Ky moment është një ngritje e lartë shpirtërore që e përfshini gëzimi i lartë. Andaj, ky gëzim ofron edhe më fuqishëm me Zotin, ofron familjen, forcon lidhjet me njerëzit, kultivon dashurinë, paqen, vëllazërinë, respektin ndaj njëri tjetrit dhe dëshmon kujdesin ndaj njeriut si qenie më e bukur dhe më e denjë e Zotit.
Zonja dhe zotëri! Pjesëmarrja e juaj në Iftarin tonë tradicional, nuk është vetëm respekt ndaj Bashkësisë Fetare Islame, por edhe kontribut që ky iftar t’i bashkoj zemrat tona, të sakrifikojmë për tjetrin, dhe të kuptojmë se më e shenjta dhe më e shtrenjta është dashuria dhe paqja në mes njerëzve. Njeriu është krijuar të ndryshoj botën drejtë të mirës, çdo devijim nga ky qëllim njeriu humb domethënien e tij dhe qëllimin e ekzistencës së tij. Bashkësia Fetare Islame në vendin tonë tashmë është dëshmuar për nga konstruktivja, racionalja, pozitivja dhe misioni për të qenë në shërbim të besimtarëve të vendit dhe shoqërisë që i takon.
Zonja dhe zotëri! Më lejoni t’ju shprehi falënderimet e mia dhe të Bashkësisë Fetare Islame për prezencën dhe kohën që na e dhuruat. Ju ishit bukuria më e madhe e këtij Iftari. Porosia e këtij Iftari janë fjalët e Zotit: ” Ndihmohuni në mes veti me të mirë dhe devotshmëri, dhe mos ndihmoheni në mëkat dhe armiqësi” Andaj, edhe njëherë Zoti Ju bekoftë.”
Shpërndaje: