• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

KRYETARI I I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-SË, REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ KRYEINSPEKTORIN E DIJANETIT TË TÜRKIYE-SË



Shpërndaje:

KRYETARI I I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-SË, REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ KRYEINSPEKTORIN E DIJANETIT TË TÜRKIYE-SË

KRYETARI I I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-SË, REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ KRYEINSPEKTORIN E DIJANETIT TË TÜRKIYE-SË
Më 13 dhjetor (e premte), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral, H. Irsal ef. Jakupi, Muftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, Muftiu i Manastirit, H. Amit ef. Rasimi, Drejtori i sektorit fetaro – arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki si dhe drejtori për marrëdhënie me Turqinë, Prof. Nizam Reshit, priti në kabinetin e tij Kryeinspektorin e Dijanetit të Türkiye-së, Prof. Dr. Bekir Fındık, i shoqëruar nga Atashehu për çështje fetare pranë Ambasadës Turke në Shkup, Hfz. Mustafa Bodur.
Fillimisht Reisul Ulema i e falenderoi kryeinspektorin për vizitën kuptimplote në institucionin më të lartë fetar në vend duke shprehur mirënjohjet e tija të pafundme në drejtim të Kryetarit të Dijanetit të Rwpublikës së Turkiyes Prof Dr. Ali Ebashittë presidentit të Republikës së Türkiye-së, për bashkëpunimin konstruktiv në realizimin e projekteve të sferës fetare.
Mes tjerash, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai theksoi se ky takim përfaqëson një bashkëpunim të rëndësishëm midis institucioneve fetare të dy vendeve, duke synuar forcimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimin e përvojave në fushën fetare dhe edukativo-arsimore me qëllim të ngritjes sē vetëdijes fetare
Po ashtu, Reisul Ulema vuri në spikamë faktin se takime të tilla luajnë një rol të rëndësishëm në vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, ku pikësynim është mbështetja e projekteve që përmirësojnë infrastrukturën fetare në vendin tonë në veçanti në restaurimin e objekteve ferare dhe kukturore të periudhës osmani si xhamitë, haneve, etj
Kryeinspektori Fëndëk, në fjalën e tij fillimisht falenderoi Reisul Ulemanë për mikpritjen e ngrohtë fisnike dhe më pas foli mbi rolin dhe rëndësinë që ka Bashkësia Fetare Islame e RMV – së në zhvillimin dhe menaxhimin e jetës fetare në vend duke theksuar se nën drejtimin e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, ky institucion është shndërruar në bashkësinë fetare Islame më të suksesshme në Europën Juglindore.
Në fund, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti mysafirit i dhuroi letërnjoftimin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së.
Shpërndaje: