• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

U INAUGURUA PROGRAMI I SHPËRNDARJES SË HURMAVE TË ARDHURA SI DHURATË NGA MBRETËRIA E ARABISË SAUDITE



Shpërndaje:

U INAUGURUA PROGRAMI I SHPËRNDARJES SË HURMAVE TË ARDHURA SI DHURATË NGA MBRETËRIA E ARABISË SAUDITE

U INAUGURUA PROGRAMI I SHPËRNDARJES SË HURMAVE TË ARDHURA SI DHURATË NGA MBRETËRIA E ARABISË SAUDITE
Më 5 mars (e mërkurë), nën patronazhin e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, dhe në prezencë të Sekretarit Gjeneral H. Irsal ef. Jakupi, shefit të kabinetit, Dr. Abdulkerim Iseni, Kryetarit të OH “Hilal” Z. Fadil Ramadani, Muftinjëve, drejtorëve të Rijasetit, profesorëve të Fakultetit të Shkencave Islame, të Medresesë “Isa Beu”, si dhe me prezencë të zv/Ambasadorit të Mbretërisë së Arabisë Saudite me seli në Tiranë z. Ahmed bin Sad el-Harbi, i shoqëruar nga z. Abdullah Iz el-Atik dhe zv. Atasheu për çështje fetare me seli në Sarajevë, z. Zejd bin Muhamed El-Himdan, gjithashtu perfaqesues i Ministrisë së çështjeve fetare të Arabis Saudite z. Fejsal Er-Reshid, në ambientet e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, u realizua inaugurimi i programit të shpërndarjes së hurmave të cilat vijnë si dhuratë nga kujdestari i dy Haremeve, Mbreti Selman Bin Abdulaziz Al-Suud.
Në fjalën e tij, Sekretari Gjeneral, H. Irsal ef. Jakupi, në emër të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, dhe të muslimanëve të vendit, mysafirëve i’u dëshiroi mirëseardhje në vendin tonë, duke i falenderuar për dhuratën shum të çmuar e cila për të tretin vit me rradhë dërgohet për besimtarët e RMV – së. Në fjalën e tij, z. Jakupi theksoi se do të vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin me Mbretërinë e Arabisë Saudite në projekte të sferave të ndryshme. Në fund falenderoi Mbretin Selman bin Abdulaziz al-Suud dhe princin e kurorës Muhammed bin Salman për angazhimin e tyre në shërbim të Islamit.
Nga ana e tij, zv/Ambasadori z. El-Harbi, tha se ndihemi shumë të lumtur që sot jemi në Maqedoninë e Veriut, për të filluar me vëllezërit tanë muslimanë të këtij vendi programin për shpërndarjen e iftareve dhe të hurmave. “Shfrytëzoj rastin që t’u uroj gjithë besimtarëve myslimanë fillimin e muajit Ramazan, duke lutur Zotin që t’ua pranojë punët dhe veprat e mira që i bëjnë përgjatë këtij muaji” – tha ndër të tjera z. El-Harbi.
Vlen të theksohet se programin e hapi me lexim Kur’ani Drejtori i Diasporës pranë BFI – së, Mr. Mafiz Rustemi, ndërsa e moderoi përgjegjësi i sektorit juridiko – administrativ, Mr. Fati Azizi.
Në fund, të pranishmit u gostitën me një iftar modest.
Allahu ju bekoftë!
Shpërndaje: