U INAUGURUA PROGRAMI I SHPËRNDARJES SË HURMAVE TË ARDHURA SI DHURATË NGA MBRETËRIA E ARABISË SAUDITE
U INAUGURUA PROGRAMI I SHPËRNDARJES SË HURMAVE TË ARDHURA SI DHURATË NGA MBRETËRIA E ARABISË SAUDITE
Më 21 Shkurt (e shtunë), nën patronazhin e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, dhe në prezencë të Sekretarit Gjeneral H. Irsal ef. Jakupi, shefit të kabinetit, Dr. Abdulkerim Iseni, Kryetarit të OH “Hilal” Z. Fadil Ramadani, Muftinjëve, drejtorëve të Rijasetit, profesorëve të Fakultetit të Shkencave Islame, të Medresesë “Isa Beu”, si dhe me prezencë të Ambasadorit të Mbretërisë së Arabisë Saudite me seli në Tiranë, Sh.T. z. Fejsal bin Gazi el-Hifdhi, zv. Atasheu për çështje fetare me seli në Sarajevë, z. Muhammed el-Avad njëkohësisht perfaqesues i Ministrit të Ministrisë për Çështje Fetare Thirje dhe Udhëzim të Arabisë Saudite, Sh.T. Abdullatif bin Abdulaziz aAl-Shejh si dhe drejtori i fondacionit Mbreti Fahd me seli në Mostar, shejh Abdullah el-Musa, në ambientet e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, u realizua inaugurimi i programit të shpërndarjes së hurmave të cilat vijnë si dhuratë nga kujdestari i dy Haremeve, Mbreti Selman Bin Abdulaziz Al-Suud dhe Princi i Kurorës Shkëlqesia e Tij, Muhamed Bin Selman.
Në fjalën e tij, Sekretari Gjeneral, H. Irsal ef. Jakupi, në emër të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, dhe të muslimanëve të vendit, mysafirëve i’u dëshiroi mirëseardhje në vendin tonë, duke i falenderuar për dhuratën shum të çmuar e cila për të katërtin vit me rradhë dërgohet për besimtarët e RMV – së.
Në fjalën e tij, z. Jakupi theksoi se do të vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin me Mbretërinë e Arabisë Saudite në projekte të sferave të ndryshme. Në fund falenderoi Mbretin Selman bin Abdulaziz al-Saud dhe Princin e Kurorës Muhammed bin Salman për angazhimin e tyre në shërbim të Islamit dhe vlerave universale, si dhe Ministrin e Çështjeve Fetare Thirjes dhe Udhëzimit, Shejh Abdullatif bin Abdulaziz Al-Shejh.
Nga ana e tij, Ambasadori Fejsal bin Gazi el-Hifdhi tha se ndihemi shumë të lumtur që sot jemi në Maqedoninë e Veriut, për të filluar me vëllezërit tanë muslimanë të këtij vendi programin për shpërndarjen e iftareve dhe të hurmave. Mes tjerash, në prononcimin e tij ambasadori theksoi: “Shfrytëzoj rastin që t’u uroj gjithë besimtarëve myslimanë fillimin e muajit të Bekuar të Ramazanit, duke lutur Zotin që t’ua pranojë punët dhe veprat e mira që i bëjnë përgjatë këtij muaji”.
Vlen të theksohet se programin e hapi me lexim Kur’ani imami i dërguar nga Ministria e Vakëfit pranë Mbretërisë së Arabisë Saudite, shejh Jahja el-Hakemi, ndërsa e moderoi shefi i kabinetit të Reisul Ulemasë, Doc. Dr. Abdulkerim Iseni.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional mes institucioneve shtetërore të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së.
Në fund, të pranishmit u gostitën me një iftar modest.
Allahu ju bekoftë!
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





