REISUL ULEMA UDHËHEQ DELEGACIONIN E BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-SË NË SAMITIN E LIGËS BOTËRORE ISLAME TË MBAJTUR NË PHNOM PENH TË KAMBOXHIAS
REISUL ULEMA UDHËHEQ DELEGACIONIN E BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-SË NË SAMITIN E LIGËS BOTËRORE ISLAME TË MBAJTUR NË PHNOM PENH TË KAMBOXHIAS
Me 27 shkurt (e enjte), në kryeqytetin e Mbretërisë së Kamboxhias, Phnom Penh, nën patronazhin e Sekretarit Gjeneral të Ligës Botërore Islame, Sh.T. Dr. Muhammed Abdulkerim Al-Issa, dhe nën përkujdesin e kryeministrit Kamboxhian, Sh.T. Hun Manet, i filloi punimet Samiti Islam me temë “Ndërveprimi Kulturorë në Shërbim të Njerëzimit”.
Në këtë samit, në të cilin marrin pjesë lider dhe udhëheqës të religjioneve dhe feve të ndryshme nga e gjithë bota, me ftesë të Sekretarit Gjeneral të Ligës Botërore Islame, Sh.T. Dr. Muhammed Abdulkerim Al-Issa, merr pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga drejtori për marrëdhënie me botën Arabe H. Ismet ef. Ademi si dhe drejtori i sektorit fetaro-arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki.
Seancën plenare të këtij samiti e hapi Kryetari i Komunitetit Musliman të Kamboxhias, njëherit zv. Kryeministër i vendit, Sh.T. Dr. Othsman Hassan, ndërsa me fjalë përshëndetëse të pranishmive iu drejtuan kryeministri i Kamboxhias, Sh.T. Hun Manet si dhe përfqësuesi i Ligës Botërore Islame, Sh.T. Dr. Muhammed El- Mexhdui.
Ky samit mbarëbotëror bashkon dijetarë, intelektualë dhe përfaqësues të feve dhe kulteve të ndryshme për të diskutuar mbi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkulturor. Në një botë të ndërlidhur, ku diversiteti kulturor është një pasuri, Islami promovon respektin, tolerancën dhe mirëkuptimin e ndërsjellë si vlera universale për paqen dhe harmoninë mbarëbotërore.
Bashkësia Fetare Islame e RMV-së mbështet fuqishëm nisma të tilla, që forcojnë urat e komunikimit mes popujve, kulturave, civilizimeve, dhe që kontribuojnë në një shoqëri më të drejtë dhe të bashkuar.
Zyra për informim pranë BFI e RMV – së,
Kamboxhia, 27 Shkurt 2025!
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





