• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SEANCËN SOLEMNE ME RASTIN E FJALIMIT TË SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË NATO-S, SH.T. MARK RUTTE



Shpërndaje:

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SEANCËN SOLEMNE ME RASTIN E FJALIMIT TË SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË NATO-S, SH.T. MARK RUTTE

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SEANCËN SOLEMNE ME RASTIN E FJALIMIT TË SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË NATO-S, SH.T. MARK RUTTE
Me datë 03.03.2026, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, me ftesë të kryeparlamentarit z. Afrim Gashi, mori pjesë në seancën solemne të organizuar me rastin e fjalimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Sh.T. Mark Rutte.
Seanca solemne u mbajt në një atmosferë të dinjitetshme institucionale, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar, ruajtjes së paqes dhe stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimi i vendit tonë ndaj vlerave euroatlantike.
Në këtë seancë morën pjesë përfaqësues të lartë shtetërorë, deputetë, përfaqësues të korit diplomatik, si dhe personalitete të tjera nga jeta publike dhe institucionale. Pjesëmarrja e Reisul Ulemas në këtë ngjarje të rëndësishme dëshmon për rolin aktiv të Bashkësisë Fetare Islame në mbështetjen e proceseve që promovojnë paqen, dialogun dhe bashkëjetesën në shoqëri.
Gjatë fjalimit të tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi rëndësinë e unitetit, solidaritetit dhe përforcimit të partneriteteve strategjike në përballje me sfidat e sigurisë globale, duke vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e institucioneve të vendit në këtë drejtim.
Shpërndaje: