REISU’L-ULEMA MORI PJESË NË IFTARIN “VËLLAZËRIA BALLKANIKE”
REISU’L-ULEMA MORI PJESË NË IFTARIN “VËLLAZËRIA BALLKANIKE”
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Reisul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të BFI-së, myftinjtë e Tetovës, Gostivarit, Shtipit dhe Resnjës, si dhe me përgjegjësin për Marrëdhënie me Turqinë, morën pjesë në programin e iftarit “Vëllazëria Ballkanike”, të organizuar nga Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe e Komuniteteve Mike (YTB).
Në këtë program morën pjesë gjithashtu Necmeddin Bilal Erdoğan, Kryetar i Bordit të İlim Yayma Vakfı dhe njëherit djali i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan; Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy; nënkryetarët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Zafer Sırakaya dhe Hasan Basri Yalçın; Kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Abdullah Eren; si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Türkiye Diyanet Vakfı, İzani Turan.
Në sofrën e iftarit ishin të pranishëm edhe kryetarë partish politike, deputetë, kryetarë komunash, të diplomuar në Turqi, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga Maqedonia e Veriut dhe vende të ndryshme të rajonit të Ballkanit.
Programi i iftarit u vlerësua si dëshmi e lidhjeve të qëndrueshme ndërmjet Turqisë dhe Bashkësisë Fetare Islame, si dhe si një platformë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe për thellimin e rrjeteve të komunikimit mes të diplomuarve në Turqi dhe institucioneve përkatëse në rajon.
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





