• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA MORI PJESË NË IFTARIN E ORGANIZUAR NGA HALK BANK



Shpërndaje:

REISUL ULEMA MORI PJESË NË IFTARIN E ORGANIZUAR NGA HALK BANK

REISUL ULEMA MORI PJESË NË IFTARIN E ORGANIZUAR NGA HALK BANK
Më 17.03.2026 (e martë), kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm H. Irsal ef. Jakupi, shefi i kabinetit Dr. Abdylqerim Iseni, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili dhe Myftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, me ftesë të drejtorit të përgjithshëm të Halk Bank, z. Fatih Shahbaz, mori pjesë në iftarin e organizuar nga kjo bankë.
Në këtë iftar ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, z. Afrim Gashi, zëvendëskryeministri i parë, z. Bekim Sali, ambasadori i Turqisë, z. Fatih Ulusoy, si dhe deputetë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore.
Me këtë rast, Reisul Ulema falënderoi drejtorin për ftesën dhe theksoi rëndësinë dhe vlerat e muajit të bekuar të Ramazanit, si dhe domethënien e iftareve të organizuara në frymën e bashkimit, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë.
Shpërndaje: