• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

IFTARI TRADICONAL I BFI -SË MBLODHI KRERËT E SHTETIT DHE PERFAQËSUESIT MË TË LARTË INSTITUCIONAL



Shpërndaje:

IFTARI TRADICONAL I BFI -SË MBLODHI KRERËT E SHTETIT DHE PERFAQËSUESIT MË TË LARTË INSTITUCIONAL

IFTARI TRADICONAL I BFI -SË MBLODHI KRERËT E SHTETIT DHE PERFAQËSUESIT MË TË LARTË INSTITUCIONAL
Nën patronazhin e Reisul Ulemasë të BFI-së së RMV-së, u shtrua iftari tradicional i Bashkësisë Fetare Islame, duke bërë bashkë në një mbrëmje të veçantë drejtuesit më të lartë shtetërorë, institucionalë dhe përfaqësues të jetës publike.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ministra dhe zëvendësministra, kryetarë partish politike, kryetarë komunash, ambasadorë, rektorë universitetesh, si dhe shumë personalitete nga jeta shoqërore dhe civile.
Ezani i iftarit u thirr nga drejtori i Diasporës pranë BFI-së, Mr. Mafiz Rustemi, ndërsa programi u hap nga drejtori i Sektorit për Shkencë, Kulturë dhe Botime Islame, Mr. Musanif Rufati.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Reisul Ulema u uroi mirëseardhje mysafirëve dhe agjërim të lehtë e të pranuar, duke theksuar se Ramazani është muaj reflektimi, afrimi dhe përgjegjësie të përbashkët. Ai veçoi rëndësinë e unitetit, tolerancës dhe bashkëjetesës si vlera themelore për stabilitetin dhe perspektivën e vendit.
Mbrëmja u zhvillua në një ambient impozant në hotelin DoubleTree by Hilton Skopje, duke reflektuar frymën e respektit, dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
Shpërndaje: