Fetva nr. 7

Fetva nr. 7

Pyetje: A lejohet sipas Islamit që në bazë të vasietit që ka lënë i vdekuri pas disa viteve të bëhet transferimi i eshtrave të tij nga një vend në një vend tjetër.
Përgjigje:
Duke u mbështetur në argumentet autentike Islame dhe në mendimet e juristëve islam nga medhhebi Hanefij, rivarrimi dhe bartja e kufomës nga një vend në vendin tjetër, nuk është veprim i lejuar, pa pasur ndonjë arsyetim legjitim juridik islam, si p.sh. të jetë varrosur në varrezat e jomyslimanëve, apo të jetë varrosur në tokën e uzurpuar, apo në tokën e tjetrit etj.
Fukahat e medhhebit hanefij thonë: “Ndalohet (është haram) nxjerrja e kufomës nga varri i tij dhe transferimi në vend tjetër, me përjashtim nëse toka ku është varrosur është tokë e uzurpuar, ose është pronë e dikujt tjetër”
Sa i përket testamentit të lënë nga i vdekuri për rivarrimin e tij pas një kohe në një vend tjetër, ky testament nuk detyron me asgjë as trashëgimtarët e tij e as muslimanët, dhe nuk ka kurrfarë baze juridike islam, sepse është në kundërshtim me parimet e shëndosha islame që në terminologjinë islame njihet me nocionin “El vasijee batile” Nula testament.

Mexhlisit për Fetva
pranë Rijasetit të BFI-së Shkup.

Comments are closed.