• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA MORI PJESË NË HUDHJEN E GURTHEMELIT TË KAMPUSIT TË RI TË UNT-SË



Shpërndaje:

REISUL ULEMA MORI PJESË NË HUDHJEN E GURTHEMELIT TË KAMPUSIT TË RI TË UNT-SË

REISUL ULEMA MORI PJESË NË HUDHJEN E GURTHEMELIT TË KAMPUSIT TË RI TË UNT-SË
Më 07.03.2026 Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në ceremoninë solemne të vendosjes së gurthemelit të kampusit të ri të Universiteti Nënë Tereza në Shkup.
Në këtë ngjarje të rëndësishme, e cila shënon një hap historik për këtë institucion të arsimit të lartë, u theksua se Universiteti Nënë Tereza më në fund po fiton shtëpinë e vet, duke vendosur gurthemelin e një “Tempulli të ri të Dijes dhe Humanizmit” në zemër të kryeqytetit.
Ceremonia u mbajt më 7 mars, në një ditë simbolike që përkon me festimin e Dita e Mësuesit dhe arsimit shqip, duke i dhënë kësaj ngjarjeje një domethënie edhe më të veçantë për kulturën dhe arsimin shqiptar në vend.
Realizimi i këtij projekti madhor është rezultat i punës dhe përkushtimit të shumë faktorëve, përfshirë kontributin e elitës politike shqiptare, si dhe vizionin dhe përpjekjet e vazhdueshme të tre rektorëve të Universitetit Nënë Tereza: Aziz Pollozhani, Izet Zeqiri dhe Bekim Fetaji, ëndrra dhe angazhimi i të cilëve më në fund po kurorëzohen me sukses.
Ky kampus i ri pritet të jetë një qendër moderne e arsimit, kërkimit shkencor dhe formimit të brezave të rinj, duke kontribuar në zhvillimin akademik, kulturor dhe shoqëror të vendit.
Shpërndaje: