• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

KRYETARI I PRESIDENCËS PËR ÇËSHTJE FETARE TË REPUBLIKËS SË TURKİYE-SË VIZITOI BASHKËSINË FETARE ISLAME TË RMV-SË



Shpërndaje:

KRYETARI I PRESIDENCËS PËR ÇËSHTJE FETARE TË REPUBLIKËS SË TURKİYE-SË VIZITOI BASHKËSINË FETARE ISLAME TË RMV-SË

KRYETARI I PRESIDENCËS PËR ÇËSHTJE FETARE TË REPUBLIKËS SË TURKİYE-SË VIZITOI BASHKËSINË FETARE ISLAME TË RMV-SË
Më 4 mars (e mërkurë), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral, Muftinjtë e Muftinive të BFI-së, Drejtori i Përgjithshëm i ShAM Medreseja “Isa Beu” si dhe drejtorët e Rijasetit, priti në takim zyrtar Kryetarin e Presidencës për Çështje Fetare të Republikës së Türkiye-së, Prof. Dr. Safi Arpaguş, i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të delegacionit si dhe Atasheu për Çështje Fetare pranë Ambasadës Turke në Shkup, Hfz. Mustafa Bodur.
Ky takim shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit institucional ndërmjet dy institucioneve fetare, duke reflektuar lidhjet e fuqishme historike, shpirtërore dhe kulturore mes dy vendeve. Vizita e Prof. Dr. Safi Arpaguş në Shkup është e para e tij në këtë cilësi, duke i dhënë kësaj ngjarjeje një peshë të veçantë simbolike dhe institucionale.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit fetar, shkëmbimin e përvojave ndërmjet kuadrove, si dhe për projekte të përbashkëta që synojnë avancimin e jetës fetare dhe kultivimin e vlerave të mirëkuptimit e harmonisë.
Me këtë rast, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai falënderoi Kryetarin Prof. Dr. Safi Arpaguş për vizitën kuptimplote, duke theksuar se Bashkësia Fetare Islame e RMV-së është tejet mirënjohëse për kontributin e vazhdueshëm që jep Diyaneti I Tyrkije-së në sfera të ndryshme, si dhe për mbështetjen e institucioneve të tjera shtetërore të Republikës së Türkiye-së në realizimin e projekteve me interest ë veçantë për besimtarët e këtij vendi.
Reisul Ulema theksoi gjithashtu se ndjehet shumë i kënaqur që këtë vit është vendosur që Samiti i Liderëve Fetarë të Ballkanit të organizohet pikërisht në kryeqytetin tonë, në Shkup, duke nënvizuar se Shkupi përfaqëson një kryeqendër të rëndësishme të së kaluarës dhe të tashmes. Ai rikujtoi se Shkupi ka qenë kryeqytet vilajeti gjatë sundimit të Perandoria Osmane, duke e cilësuar këtë trashëgimi si një urë lidhëse mes popujve dhe kulturave.
Nga ana e tij, Prof. Dr. Safi Arpaguş theksoi se janë gjithmonë të gatshëm të kontribuojnë në çdo sferë bashkëpunimi, në veçanti në atë të arsimit, duke mundësuar që studentë nga vendi ynë të vazhdojnë studimet në Türkiye. Ai përcolli gjithashtu përshëndetjet më të përzemërta të popullit turk, duke filluar nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan e deri te qytetari i fundit, për popullin mik dhe vëlla shqiptar.
Një moment i veçantë i kësaj vizite është bashkimi në sofrën e iftarit, në frymën e muajit të bekuar të Ramazanit, si shprehje e unitetit dhe vëllazërisë ndërmjet besimtarëve. Pas iftarit, do të falet namazi në Xhamia e Madhe të Shkupit, ku do të prijë delegacioni mysafir që shoqëron kryetarin Arpaguş, përkatësisht imami dhe muezini i Xhamisë Aja Sofja, duke i dhënë kështu kësaj mbrëmjeje një dimension të veçantë shpirtëror.
Kjo vizitë konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së dhe Presidencës për Çështje Fetare të Republikës së Türkiye-së, si dhe përkushtimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në shërbim të besimtarëve dhe shoqërisë në përgjithësi.
Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, të dy liderët shkëmbyen dhurata simbolike.
Shpërndaje: