• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA MORI PJESË NË IFTARIN E ORGANIZUAR NGA ODA EKONOMIKE E MAQEDONISË VERI-PERËNDIMORE



Shpërndaje:

REISUL ULEMA MORI PJESË NË IFTARIN E ORGANIZUAR NGA ODA EKONOMIKE E MAQEDONISË VERI-PERËNDIMORE

REISUL ULEMA MORI PJESË NË IFTARIN E ORGANIZUAR NGA ODA EKONOMIKE E MAQEDONISË VERI-PERËNDIMORE
Më datë 03.03.2026 (e martë), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Dr. Abdulkerim Iseni, dhe drejtori i administratës së BFI-së, z. Fatih Azizi, me ftesë të kryetarit të OEMVP-së, z. Nuhi Aliu, mori pjesë në iftarin e shtruar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Me këtë rast, Reisul Ulema falënderoi kryetarin për ftesën dhe mikpritjen, duke theksuar rëndësinë e muajit të bekuar të Ramazanit si muaj i solidaritetit, bashkimit dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet institucioneve dhe komunitetit. Ai potencoi se tryeza e iftarit është simbol i afrimit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në të mirë të shoqërisë.
Shpërndaje: