THELLOHET BASHKËPUNIMI INSTITUCIONAL PËR ZHVILLIMIN DHE KONSOLIDIMIN E STANDARDEVE HALLALL NË MAQEDONINË E VERIUT
THELLOHET BASHKËPUNIMI INSTITUCIONAL PËR ZHVILLIMIN DHE KONSOLIDIMIN E STANDARDEVE HALLALL NË MAQEDONINË E VERIUT
Drejtori i Agjensioni për Hallall Standard, Driton Dikena, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të SMIIC, İhsan Övüt, zhvilluan një takim pune me drejtorin e Institutit për Standardizim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Xhevdet Kicara, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e standardizimit dhe harmonizimin e standardeve kombëtare me ato ndërkombëtare.
Palët u dakorduan për zhvillimin e standardeve të veçanta, me theks të posaçëm në standardet Hallall, në përputhje me standardet e SMIIC dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
Ky bashkëpunim synon forcimin e infrastrukturës kombëtare të cilësisë, rritjen e kredibilitetit të sistemit të certifikimit Hallall dhe avancimin e pozitës së vendit në tregjet rajonale dhe globale.
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





