• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA U PRIT NGA MINISTRI I VAKFIT TË KATARIT, SHKËLQËSIA E TIJ GHANEM BIN SHAHEED ALGHANIM



Shpërndaje:

REISUL ULEMA U PRIT NGA MINISTRI I VAKFIT TË KATARIT, SHKËLQËSIA E TIJ GHANEM BIN SHAHEED ALGHANIM

REISUL ULEMA U PRIT NGA MINISTRI I VAKFIT TË KATARIT, SHKËLQËSIA E TIJ Ghanem bin Shaheen Al Ghanim
Më 23.02.2026, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, së bashku me një delegacion, u prit në një takim zyrtar nga Ministri i Ministrisë së Vakfit dhe Çështjeve Fetare të Shtetit të Qatar, Shkëlqësia e Tij Ghanem bin Shaheen Al Ghanim, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë këtij takimi miqësor dhe vëllazëror, Reisul Ulema shprehu falënderimet më të sinqerta për pritjen e ngrohtë dhe mikpritjen e treguar. Në vijim u zhvillua një bisedë e gjerë rreth veprimtarisë së Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, projekteve aktuale dhe planeve strategjike për të ardhmen, si dhe për thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy institucioneve.
Nga ana e tij, Ministri Ghanem bin Shaheen Al Ghanim u shpreh i kënaqur me vizitën dhe vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Bashkësisë Fetare Islame në shërbim të besimtarëve. Ai premtoi se bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojë dhe do të forcohet edhe më tej në të ardhmen, në frymën e respektit dhe partneritetit të ndërsjellë.
Në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema i drejtoi një ftesë zyrtare Ministrit për të vizituar Bashkësinë Fetare Islame dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, ftesë e cila u mirëprit me gatishmëri dhe dëshirë për një vizitë konstruktive në të ardhmen e afërt.
Shpërndaje: