• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA I BFI-së SË RMV MORI PJESË NË IFTARIN SOLEMN NË REZIDENCËN E EMIRIT TË KATARIT SHKËLQËSIA E TIJ TAMIM BIN HAMED AL THANI



Shpërndaje:

REISUL ULEMA I BFI-së SË RMV MORI PJESË NË IFTARIN SOLEMN NË REZIDENCËN E EMIRIT TË KATARIT SHKËLQËSIA E TIJ TAMIM BIN HAMED AL THANI

REISUL ULEMA I BFI-së SË RMV MORI PJESË NË IFTARIN SOLEMN NË REZIDENCËN E EMIRIT TË KATARIT SHKËLQËSIA E TIJ TAMIM BIN HAMED AL THANI
Më 23.02.2026, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në iftarin e madh solemn të shtruar nga Emiri i Qatar, Shkëlqësia e Tij Tamim bin Hamad Al Thani, në rezidencën e tij zyrtare.
Në këtë iftar madhështor morën pjesë me qindra personalitete nga sferat fetare, shkencore, politike dhe humanitare. Emiri i Katarit u shprehu mirënjohje të veçantë të gjithë të pranishmëve për pranimin e ftesës dhe për pjesëmarrjen në këtë organizim solemn të muajit të bekuar të Ramazanit.
Reisul Ulema falënderoi Shkëlqësinë e Tij për pritjen protokollare të nivelit më të lartë dhe për mikpritjen vëllazërore të treguar, duke e cilësuar si një organizim shembullor dhe mbresëlënës.
Sipas protokollit shtetëror, në rezidencën e bukur fillimisht u bë pritja e mysafirëve, ndërsa më pas në një sallon të veçantë u shtrua iftari tradicional me hurma dhe qumësht. Pas kësaj u fal namazi i Akshamit me xhemat, ndërsa iftari kryesor u shtrua në një ambient të madh dhe madhështor, me një organizim të shkëlqyer.
Gjatë kësaj mbrëmjeje, Reisul Ulema pati rastin të takohej me personalitete të larta ndërkombëtare, duke biseduar për çështje me rëndësi të veçantë, për sfidat e kohës sonë si dhe për nevojën e përbashkët për të luftuar radikalizmat e ndryshme që cenojnë paqen dhe stabilitetin në botë.
Kjo ishte një përjetim i veçantë, i karakterizuar nga një organizim i jashtëzakonshëm dhe një atmosferë vëllazërore. Shteti i Qatar sot gëzon një nivel të lartë zhvillimi infrastrukturor, ekonomik, kulturor dhe politik, duke pasur një autoritet të rëndësishëm në arenën diplomatike dhe duke qenë një ndër faktorët kyç në kultivimin e paqes jo vetëm në rajon, por edhe në nivel ndërkombëtar.
Shpërndaje: