• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

NË XHAMINË MUSTAFA PASHA NË SHKUP U MBAJT MANIFESTIMI QENDROR I KURBAN BAJRAMIT



Shpërndaje:

NË XHAMINË MUSTAFA PASHA NË SHKUP U MBAJT MANIFESTIMI QENDROR I KURBAN BAJRAMIT

NË XHAMINË MUSTAFA PASHA NË SHKUP U MBAJT MANIFESTIMI QENDROR I KURBAN BAJRAMIT
REISUL ULEMA MBAJTI HUTBEN E KURBAN BAJRAMIT
Në atmosferë të mrekullueshme festive sot në xhaminë e madhe të Mustafa Pashës në Shkup, u mbajt manifestimi qendror i Festës së madhe të Kurban Bajramit. Nën jehonën e Tekbireve, shumë besimtarë që në orët e hershme kishin mbushur xhaminë për faljen e namazit të sabahut dhe Bajramin. Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqiri ef. Fetai bashkë me disa nga muftinjtë, drejtorët dhe bashkëpunëtorët e tij, mbajti hutben e Bajramit në të cilën uroi gjithë besimtarët dhe përcolli mesazhe për paqe, mirësi dhe solidaritet. Reisul Ulema me theks të veçantë u ndal në vlerat dhe mësimet e Kurbanit. Reisul Ulema tha se sot, me kënaqësi dhe gëzim të thellë shpirtëror, festojmë Kurban Bajramin, festë e madhe dhe e bekuar që ngërthen ngjarje hyjnore, të cilat janë burim frymëzimi për ngritjen e vetëdijes së besimtarit mbi dashurinë dhe përkushtimin ndaj Allahut Fuqiplotë.
Reisul Ulema theksoi se Kurbani na mëson se nuk ka vepër madhore pa sakrifica dhe flijime madhore dhe se njeriu vlen aq sa është i gatshëm të ndajë me të tjerët atë që është më e dashur për te.
“Festa e Kurbanit Bajramit është shprehje e besimit të palëkundur për të sakrifikuar gjithçka po bile edhe më të shtrenjtën për hir të Allahut – për të dëshmuar në praktikë se dashuria dhe përkushtimi ndaj madhërisë së Tij është mbi çdo gjë tjetër…”.
Në fund të porosisë së tij, pasi uroi gjithë besimtarët e vendit, Reisul Ulema tha se në kohën e sfidave të mëdha, kjo festë na kujton se është e domosdoshme të angazhohemi në eliminimin e problemeve me të cilat përballet njerëzimi, të promovojmë shpirtëroren dhe të përhapim paqen në vend të luftës dhe mizorive – siç po ndodh në Gaza dhe Ukrainë. Festa e Kurban Bajramit na përkujton domosdoshmërinë e respektit dhe harmonisë – kudo në botë, e në veçanti në vendin tonë multikonfesional dhe multietnik.
Këtë Bajram e pasuruan edhe më shumë me programin e tyre kulturorë dhe fetarë, grupi i ilahistëve të BFI-së të udhëhequr nga Eljesa Asani dhe Abas Jahja.
Namazin e Kurban Bajramit e fali muftiu i Muftinisë së Shtipit, Mr. Nasir Ef. Rexhepi, ndërsa duanë e bëri, muftiu i Kërçovës, Mr. Qamil Ef. Rushiti.
Gëzuar Kurban Bajrami, Allahu i pranoftë sakrificat tuaja!
Shpërndaje: