• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

NËNSHKRUHET PROTOKOLL BASHKËPUNIMI PËR DIGJITALIZIMIN E PERIODIKËVE TË BFI-së



Shpërndaje:

NËNSHKRUHET PROTOKOLL BASHKËPUNIMI PËR DIGJITALIZIMIN E PERIODIKËVE TË BFI-së

NËNSHKRUHET PROTOKOLL BASHKËPUNIMI PËR DIGJITALIZIMIN E PERIODIKËVE TË BFI-së
Reisul Ulema i BFI-së, hfz. H. Shaqir ef. Fetahu, dhe Drejtori i Fondacionit për Studime Ballkanike (BSF), Dr. Sevba Abdulla, kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi në kuadër të projektit “Botimet periodike të Ballkanit”.
Ky projekt, i udhëhequr nga BSF dhe i mbështetur nga BFI, synon të analizojë mendimin bashkëkohor musliman shqiptar, boshnjak dhe turk nëpërmjet revistave dhe gazetave të publikuara në vende të ndryshme të Ballkanit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën, dhe të tjera.
Në faza të ndryshme historike, periodikat në të cilat është artikuluar dhe zhvilluar mendimi islam do të analizohet në mënyrë të detajuar, me synimin për të ruajtur këtë trashëgimi për brezat e ardhshëm dhe për studime shkencore.
BFI do të ndajë me BSF numrat ekzistues të pa digjitalizuar të periodikëve më të njohur myslimanë të vendit: El-Hilal, Takvim, Hëna e Re, Mlada Mesecina dhe İkre. Ndërsa, BSF do të marrë përsipër digjitalizimin e materialeve.
Në emër të BFI-së do të realizojnë këtë projekt: Musanif ef. Rufati, Drejtor i Sektorit për kulturë dhe shkencë, Driton Dikena, Drejtor i Agjensionit për Hallall Standard dhe dr.Mumin Omerov, referent i Arkivit të BFI-së.
Ky protokoll përfaqëson jo vetëm një akt formal bashkëpunimi, por edhe një angazhim të përbashkët për dokumentimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e trashëgimisë intelektuale islame në Ballkan, duke ndihmuar në ndriçimin e historisë dhe identitetit mysliman në një kontekst historik të ndërlikuar dhe shpesh të anashkaluar.
Shpërndaje: