• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

BASHKËSIA FETARE ISLAME E RMV – SË FITUESE E GARAVE KUR’ANORE KOSOVA 2025



Shpërndaje:

BASHKËSIA FETARE ISLAME E RMV – SË FITUESE E GARAVE KUR’ANORE KOSOVA 2025

BASHKËSIA FETARE ISLAME E RMV – SË FITUESE E GARAVE KUR’ANORE KOSOVA 2025
Imami i Xhamisë “Murat Pasha” të Shkupit, Numan Selami arrinë të kurrorëzohet me çmimin e vendit të parë në Garat Kur’anore të mbajtura në Prishtinë.
Në Garat Kur’anore Ndërkombëtare në vendet Ballkanike të mbajtura mes datave 8-11.05.2025 në Prishtinë, nën organizim të Ministrisë për Çështje Fetare të Mbretërisë së Arabisë Saudite në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, kandidatët e Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së arrijnë suksese të larta.
Përveç fitimit të vendit të parë në kategorinë memorizim i tërësishëm i Kur’ani Kerimit nga kandidati Numan Selami, kandidatja Ruvejda Jakupi nxënëse e SHMI Medreseja Isa Beu – paralelja e vajzave Gostivar, arriti të zëjë vendin e dytë në kategorinë dy xhuzë në konkurrencën për vajza, ndërsa kandidati Hamza Arsllani nga Shkupi arrin të fitojë poashtu vendin e dytë në kategorinë dy xhuz në konkurrencën për djem.
Në këto gara Bashkësia Fetare Islame e RMV – së u përfaqësua nga gjithsej 25 kandidatë edhe atë:
– 14 nga Shkupi,
– 4 nga Tetova,
– 2 nga Kumanova,
– 2 nga Gostivari dhe
– 3 nga Kërçova.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emrin e tij personal dhe në emër të gjith besimtarëve të vendit, uron fituesit e garës për suksesin e arritur si dhe falenderon të gjith kandidatët për paraqitjen dinjitoze dhe tejet kompetitive në këto gara.
Allahu ju bekoftë!
Shpërndaje: