• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

MESAZHI I RESUL ULEMASË PËR FITË BAJRAMIN



Shpërndaje:

MESAZHI I RESUL ULEMASË PËR FITË BAJRAMIN

MESAZHI I RESUL ULEMASË PËR FITË BAJRAMIN
أعوذ بالله من الشیطان الرجیم – بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
قَدْ أَفْلَحَ مَن تَزَكَّىٰ ‎‏- وَذَكَرَ اسْمَ رَبِّهِ فَصَلَّىٰ ‎.
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
“I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!” (Kaptina Al-A`la, 14, 15)
Të nderuar besimtarë dhe besimtare,
Vëllëzër dhe motra,
Nesër është dita e Fitër Bajramit, ditë e cila është festë gëzimi dhe krenarie për besimtarët që, me angazhim dhe devotshmëri, përmbushën obligimet e muajit të Ramazanit, duke përfshirë agjërimin dhe ibadetet e tjera.
Sot ndahemi nga muaji i bekuar i Ramazanit, për çka e falënderojmë Zotin e Madhërishëm që na mundësoi ta përjetojmë këtë muaj të shenjtë, ku dëshmuam se agjërimi është një obligim hyjnor, është një akt i forcës së besimit dhe vetëdijes për përkushtimin ndaj Zotit.
Gjatë këtij muaj zemrat tona u mbushën me besim dhe dije, ngritëm moralin, respektin, solidaritetin, humanitetin, tolerancën dhe paqen. Ky muaj na inkurajoi që të punojmë për një të ardhme të qetë, të ndritur dhe pozitive.
Për besimtarin, festa e Fitër Bajramit është kulmi i këtyre përpjekjeve dhe një ditë e madhe gëzimi. Është dita e fitores së besimit mbi mosbesimin, e fitores së të mirës mbi të keqen, e fitores së dijes mbi injorancën, e fitores së paqes mbi luftën, e fitores së solidaritetit mbi ndarjen, e fitores së respektit mbi urrejtjen, dhe e fitores së njerzores mbi jonjerëzoren.
Fitër Bajrami është një ditë e veçantë, një ditë që shpreh falënderimin tonë të thellë për përkushtimin ndaj Zotit të Madhërishëm. Pra, le të jetë kjo festë një mundësi për të forcuar lidhjet tona me të tjerët, për të shprehur dashuri dhe respekt për familjet tona, për të shtrirë dorën e pajtimit dhe për të kujdesur për ata që kanë nevojë.
Vëllëzër dhe motra,
Kam nderin e veçantë, që në emër të Bashkësisë Fetare Islame dhe në emrin tim personal, t`i përcjell urimet më të sinqerta për të gjithë besimtarët, kudo që ndodhen, duke lutur Allahun e Madhërishëm që t’i pranojë agjërimin, ibadetet dhe lutjet tona dhe t’i shpërblejë ato ashtu siç di vetëm Ai.
Gëzuar Fitër Bajramin! E gëzofshim të gjithë!
Shkup, 29.03.2025
Reisul-Ulema i BFI-së
h.hfz. Shaqir ef. Fetai
Shpërndaje: