• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA I BFI DEKOROHET ME DEKORATËN “MEDALJA E PËRSOSSHMËRISË SË LIDRRSHIPIT DHE TOLERANCËS NDËRKULTURORE”



Shpërndaje:

REISUL ULEMA I BFI DEKOROHET ME DEKORATËN “MEDALJA E PËRSOSSHMËRISË SË LIDRRSHIPIT DHE TOLERANCËS NDËRKULTURORE”

REISUL ULEMA I BFI DEKOROHET ME DEKORATËN “MEDALJA E PËRSOSSHMËRISË SË LIDRRSHIPIT DHE TOLERANCËS NDËRKULTURORE”
Më 13.10.2024 Reisul Ulema i BFI të RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u dekorua me “Medalja e përsosmërisë së lidershipit dhe tolerancës ndërkulturore”.
Dekorata e çmuar iu nda nga Instituti për Studime të Avancuara dhe Bashkëpunim (IASC) me seli kryesore në Tiranë të Shqipërisë, president nderi i të cilës është, prof. dr. Gabriele Andreoli, Qendra Ndërkulturore e Londrës (LIC), Qendra ndërkulturore Al Saihati e përfaqësuar nga Dr. Hala Almaniawi ( Dubai), z. Hadi Brenjekjy, themelues dhe Drejtor i Akademisë Ndërkulturore të Londrës (LIA) dhe dr. Liu Liu, anëtar i bordit të Qendrës Ndërkulturore në Londër.
Në ndarjen e kësaj dekorate, Reisul Ulemanë e shoqëruan drejtorët e sektorëve të Rijasetit të BFI-së.
Reisul Ulema institucioneve që ia dhuruan këtë dekoratë u shprehu falënderimet e tij në emrin e BFI-së, duke theksuar se kjo dekoratë është rezultat i punës së palodhshme të të gjithë faktorëve të BFI-së në territorin e saj dhe dëshmon për punën e mbarë të BFI si në vend, po ashtu edhe në nivel ndërkombëtarë. Njëherit paraqet dëshmi për kontributin e dhënë në sferën e prezantimit të Islamit në rrjedhat e kohës si dhe mundin e madh që jep në kultivimin e paqes dhe tolerancës në nivel të vendit dhe atë ndërkombëtar.
Në fund në mes tjerash, Reisul Ulema theksoi: “BFI i kushton rëndësi të veçantë dialogut ndërkulturor dhe fetarë sepse përmes kësaj njerëzit më mirë njohin njëri tjetrin, në mënyrë që të jenë në shërbim të njeriut si qenia më e përkryer e Zotit të Madhërishëm. Këto janë vlera të rëndësishme dhe të fisshme dhe ne si pjesëtarë të islamit jemi të obliguar t’i kultivojmë dhe promovojmë. Kjo dekoratë është mirënjohje për angazhimin tonë dhe për gjithë besimtarët e vendit tonë dhe paraqet motiv dhe shtytje që edhe më tej të vazhdojmë me kultivimin e këtyre vlerave humane”.
Znj. Dr. Elminiawi nga Dubai tha se është e nderuar që sot gjendet në BFI, institucion mjaftë i rëndësishëm dhe aktiv për t’i ndarë këtë dekoratë udhëheqësit të saj, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai, për punën dhe angazhimin e tij për paqen, tolerancën dhe dialogun ndërkulturor mes popujve. Përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare çmuan lartë veprimtarinë e BFI dhe kreut të saj H. Hfz. Shaqir ef.Fetai. Ata kanë analizuar punën në RMV, konferencat ndërkombëtare dhe organizimet e ndryshme fetare, shkencore, ndër-religjioze, dialogun inter-religjioz dhe në sferën e paqes dhe tolerancës.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Ferai përveç angazhimeve në nivel të BFI-së, tashmë prezanton institucionin e tij në Konferenca të niveleve botërore, është anëtar i Këshillit të lartë të Jurisprudencës islame në nivel të Ligës botërore islame – Rabita me seli në Mekke, Anëtarë i Këshillit të lartë të Myftinisë së Egjiptit, anëtarë i Unionit të bashkësive islame me seli në Ebu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe shumë institucione tjera.
Shpërndaje: