DITA NDËRKOMBËTARE E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA – INSPIRIM PËR TË QENË NË SHËRBIM TË TYRE
DITA NDËRKOMBËTARE E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA – INSPIRIM PËR TË QENË NË SHËRBIM TË TYRE
Sot përkujtojmë Ditën nderkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. Le të jetë kjo ditë kujdes dhe inspirim për të gjithë njerëzit që të jenë në shërbim të ngritjes së vullnetit, shpresës, optimizmit dhe hapjen e rrugës drejt ardhmërisë më të bukur të tyre. Ky është obligim moral dhe zyrtar për të gjithë njerëzit, në veçanti institucioneve të ndryshme që primare të kenë këtë detyrë të shenjtë. Nuk ka detyrë më të shenjtë se kujdesi ndaj personave me aftësi të kufizuar. Shërbimi ndaj tyre është ngritja më e lartë tek Zoti i Madhërishëm.
Në emër të BFI e RMV dhe në emrin tim personal uroj këtë Ditë të madhe për të vazhduar të gjitha segmentet e shoqërisë për një kujdes të veçantë në shërbim të secilit, në veçanti për personat me aftësi të kufizuara.
Qofshin të bekuar personat me aftësi të kufizuar.
Reisul Ulema i BFI e RMV
H. Hfz. Shaqir ef. Fetai
Në vazhdën e aktiviteteve lidhur me 3 DHJETORIN- DITËN NDËRKOMBËTARE Të PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA, Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef Fetai i shoqëruar nga u.d. Myfti i Tetovës Dr. Selver ef. Xhemaili, ishin pjesë e shënimit të kësaj dite nga të organizuar nga SHPNV “SOS VITA” në Shkup e udhëhequr nga Kryetari i saj Z. Ertan Shaqiri i cili në fjalën e tij në këtë manifestim foli për problemet me të cilat ballafaqohet Shoqata dhe apeloi te institucionet e shtetit që të shtojnë kujdesin për këtë kategori të njerëzve.
Reisul Ulema në fjalën e tij çmoi lartë aktivitetet e Shoqatës dhe tregoi vlerën e madhe që ka kujdesi ndaj personave me nevoja të veçanta dhe se ky kujdes duhet të jetë permanent në jetën e çdo individi. Gjithashtu, në kuadër të këtyre aktiviteteve, përfaqësuesit e Rijasetit të BFI-së, Fidush Ef. Ibraimi dhe Fati Ef. Azizi ishin pjesë e shënimit të kësaj dite në organizimin e Shoqatës Mirësia. Në këtë manifestim pos anëtarëve të shoqatës, familjarëve dhe shumë miqëve dhe dashamirëve, prezent ishin edhe muftiu i Shkupit, dr. Qenan Ismaili, dhe kryetari i komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, të cilët në fjalën përshëndetëse theksuan rëndësinë dhe vlerën e ndihmës që njerëzit e vullnetit të mirë e japin në mbështetje të personave me nevoja të posaçme, të cilët, siç theksoi muftiu Ismaili, janë të veçantë edhe në mesin tonë, por edhe te Zoti i Madhërishëm. Mysafirët dhe të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i shoqatës Mirësia, z. Abas Berisha.
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





