REISUL ULEMA PRITI Z. FUAD OKTAJ KRYETARIN E KOMISIONIT PARLAMENTAR TË TURQISË PËR MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE
REISUL ULEMA PRITI Z. FUAD OKTAJ KRYETARIN E KOMISIONIT PARLAMENTAR TË TURQISË PËR MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE
Më 28.01.2025 Reisul Ulema H. Hfz Shaqir ef. Fetai takoi në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup Kryetarin e komisionit parlamentar për marrëdhënie ndërkombëtare të Turqisë Z. Fuad Oktaj me anëtarët tjerë të delegacionit.
Reisul Ulema i falënderoi mysafirin e lartë duke i shprehur mirëseardhje në mesin tonë dhe e konsideroi këtë vizitë si shumë të rëndësishme për BFI, besimtarët dhe Maqedoninë e Veriut.
Z. Fuad Oktay e falënderoi Reisul Ulemanë për pritjen dhe foli për problemet e kohës, bashkëpunimin me Bashkësinë Fetare Islame dhe kontributin e Turqisë në ngritjen e muslimanëve si dhe kultivimin e paqes në Ballkan dhe në Botë.
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





