• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

Reis Ulema i BFI mori pjesë në konferencën shkencore e organizuar nga BIK-u



Shpërndaje:

Reis Ulema i BFI mori pjesë në konferencën shkencore e organizuar nga BIK-u

Më 09.12.2023 Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hafiz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Dr. Qenan ef Ismaili, Myftu i Shkupit dhe H. Ismet ef. Ademi mori pjesë në Konferencën shkencore të organizuar nga Instituti për hulumtime dhe studime islame e cila vepron në suaza të Bashkësisë islame të Kosovës nën udhëheqjen e Myffiut Z. Naim Tërnava.
Tema boshte e Konferencës ishte:” Xhamitë te shqiptarët – histori, mision identitet”
Konferencën e moderoi Z. Fatmir Ilazi.
Së pari konferencën e përshëndeti Drejtori i Institutit z. Sabri Bajgora, i cili foli për synimet e konferencës si dhe rolin e xhamisë në ngritjen e vetëdijes kombëtare.

Reisul Ulema i BFI në fjalën e tij uroi Kryetarin e BIK Myftiun Z. Naim Tërnava duke e vlerësuar lartë organizimin e Konferencës si një ngjarje e madhe për Kosovën dhe trojet Shqiptare. Njëherit foli për rolin e xhamisë në formsimin e identitetit moral dhe kombëtar gjatë historisë dhe roli i xhamisë në prezentimin e Islamit në kohën bashkëkohore.
Konferencë e shpalli të hapur Myftiu Naim ef Tërnava, i cili ju dëshirojë mirëseardhje të pranishmëve dhe lartë e vlerësoi rolin e xhamisë në të kaluarën dhe në të tashmen.
Pjesmarrës janë hulumtues shkencor ku brenda disa seancave dy ditore institucionit të xhamisë do i qasen nga të gjitha aspektet e funkcionit të saj.

Shpërndaje: