• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

Rijaseti

LAJME

Rijaseti i BFI-së

Rijaseti i BFI-së përbëhet prej Reis ul Ulemasë, Sekretarit të Përgjithshëm të BFI-së, muftinjve, drejtorëve dhe dekanëve të institucioneve arsimore, kryetarëve të shoqatave të Bashkësisë Fetare Islame dhe dy anëtarëve të caktuar nga ana e Reis ul Ulemasë me përvojë në organizimin e jetës fetare në radhët e BFI-së.
DACI9612
Fushëveprimi i Rijasetit të BFI-së në vend dhe jashtë:

– Organizimi i jetës fetare,

– Zhvillimi i njohurive edukativo-arsimore, kulturoro-shkencore dhe informative.

– Ndërtimi dhe mirëmbajtja e objekteve islame.

– Strukturën organizative dhe veprimtarinë e organeve të BFI-së.

– Bashkëpunimi me organizatat dhe institucionet islame në botë.

– Puna juridiko-administrative dhe financiaro-ekonomike.

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame:

– Propozon, zgjedh dhe shkarkon Reis ul Ulemanë,

– Cakton numrin e muftinive dhe bën emërimin e muftive.

– Emëron Sekretarin e Përgjithshëm me propozim të Reis ul Ulemasë.

– Zgjedh anëtarë të komisionit disiplinor dhe prokurorin publik të BFIsë.

– Formon komisione dhe këshilla të përhershme dhe të përkohshme.

– Verifikon mandatet dhe shpall zgjedhjet e rregullta dhe të parakohshme.

– Kujdeset për jetën e përgjithshme fetare dhe veprimtarinë e BFI-së të mbështetur mbi parimet e Sheriatit dhe në përputhshmëri me sistemin juridik të BFI-së.

– Organizon dhe autorizon kuadrin fetar në diasporë.

– Mbikëqyr punën e organeve, enteve dhe institucioneve.

– Miraton plan-programet e institucioneve edukativoarsimore si dhe programet dhe tekstet e mësim-besimit.

– Angazhohet për mbrojtjen e të drejtave fetare të muslimanëve.

– Themelon ente dhe institucione.

– Sjell vendim për themelimin e vakëfit.

– Sjell vendim për ndërrimin e pasurisë së vakëfit, në bazë të propozimit të organit gjegjës, nëse është në pajtueshmëri me rregullat e Sheriatit.

– Vendos për ankesat e organeve më të ulta të BFI-së.

– I propozon Kuvendit planin vjetor financiar dhe llogarinë përfundimtare për miratim.

– Organizon grumbullimin e mjeteve nga zeqati, sadekatul-fitrit dhe të hyrave të tjera.

– Është organizator kryesor dhe i vetëm në realizimin e kryerjes së Haxhit dhe Umrës.

– Emëron, ndërron dhe shkarkon nëpunës të Rijasetit.

– Lejon rregullat e tarikateve, mbikqyrë punën e tyre dhe verifikon zgjedhjen dhe emrimin e shehlerëve. – lejon botimin e literaturës Islame.

– Në kushte të jashtëzakonshme kryen edhe detyra të organeve të tjera.

 

Rijaseti i BFI-së mban mbledhje së paku njëherë në muaj.

Mbledhjen e Riajsetit të BFI-së e konvokon dhe e udhëheq Reis ul Ulemaja, në raste të veçanta atë e konvokon me kërkesë të 1/3 të anëtarëve të Rijasetit.

Rijaseti ka shërbimet e veta profesionale.

Rijaseti formon komisione të përhershme dhe të përkohshme.