Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Zv. Kryeministri Grubi viziton Reisul Ulemane

Akreditimi i Medresesë Isa Beu drejt zgjidhjes

Akreditimi i Medresesë Isa Beu drejt zgjidhjes

 

Të martën më 09 Mars 2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, e priti zëvendës Kryeministrin e Parë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut z. Artan Grubi, në selinë e Rijasetit të BFI, me të cilin biseduan rreth regjistrimit të popullatës në vend dhe në diasporë si dhe shqetësimet që i ka BFI në lidhje me akreditim e Medresesë Isa Beu dhe nxënësve që kanë mbaruar në këtë shkollë islame.

Fillimisht zv. Kryeministri Grubi e njoftoi Reisul Ulemanë me aktivitet që është duke i ndërmarrë Qeveria në lidhje me regjistrimin e popullatës në vend dhe në diasporë. Ai gjithashtu foli edhe për rëndësinë dhe rolin që kanë bashkësitë fetare në sensibilizimin e diasporës për ta bë regjistrimin online.

Nga ana tjetër edhe Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai shpjegoi rreth aktiviteteve që i ka ndërmarrë BFI nëpërmjet gjitha qendrave dhe unioneve islame në diasporë, duke filluar nga Zvicra, Gjermania, Italia, vendet skandinave, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e tjerë, ku mërgimtarët që jetojnë dhe veprojnë në ato vende të sensibilizohen maksimalisht për tu regjistruar.

Gjithashtu Reisul Ulema e njoftoi zv. Kryeministrin e Parë edhe me problemet dhe shqetësimet që ka BFI në lidhje me akreditimin e patjetërsueshëm të Medresesë Isa Beu si dhe për fatin e nxënësve që kanë mbaruar këtë shkollë dhe largimin e tyre nga fakultetet e vendit. Pas takimit, u drejtuan dhanë edhe nga një deklaratë për mediume, në të cilën Reisul Ulema mes tjerash tha:

“Ishte kënaqësi që sot e patëm në vizitë zv. Kryeministrin e Parë të Qeverisë së RMV, z. Artan Grubin, me të cilin biseduam për shumë çështje që kanë të bëjnë në sferën e organizimit politiko-shoqëror, si dhe për shumë çështje që kanë të bëjnë me organizimin e jetës fetare islame, të BFI, respektivisht për çështje të cilat kërkojnë zgjidhje në të ardhmen.

Tema për të cilën biseduam qetë dhe në mënyrë shumë racionale është çyshtja e regjistrimit të popullatës së RMV, si dhe regjistrimi në diasporë. Ne e njoftuam zv. Kryeministrin për nismat tona, tashmë ne i kemi informuar të gjitha unionet që veprojnë në diasporë, duke filluar nga Zvicra, Gjermania, Itali, Austria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje unionet tona tashmë kanë marrë detyrat e tyre, obligimet e tyre, e janë në kontakt të pandërprerë me qendrat islame të besimtarëve tanë, kështu që kam bindje që jo vetëm tash, ne fillojmë fazën e dytë të organizimit tonë. Ne tashmë përgatitemi që ta vizitojmë diasporën me delegacione të ndryshme për të ngrit vetëdijen e gjithë bashkë atdhetarëve tanë, se çyshtja e regjistrimit është një çyshtje vitale për shoqërinë ku ne jetojmë dhe në veçanti që ne i takojmë këtij kombi e këtij besimi. Por sidoqoftë ne këtë e kemi obligim edhe institucional, obligim shoqëror por e kemi edhe obligim fetar, moral, kombëtar e kështu me radhë. Kam bindje se angazhimet tona do ti bëjmë deri në momentet e fundit derisa të zgjasë regjistrimi në diasporë.

Ajo që biseduam me zv. Kryeministrin është çështja me shumë rëndësi për Bashkësinë Fetare Islame e ajo është akreditimi i shkollës së mesme islame Medreseja Isa Beu, e cila me vite ka problem për shkak të mos regjistrimit, të ndalesës së regjistrimit të maturantëve tanë në fakultete të ndryshme të universiteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vërtetë është një problem i ndjeshëm dhe emocional, sepse nxënësit tanë janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie dhe le pasoja shpirtërore në momentin kur ata nuk mund të regjistrohen. Ata quhen të diskriminuar, andaj ne kërkuam nga zv. Kryeministri që këtë çyshtje sa më shpejtë të mundohen ta kryejnë, pra akreditimin e Medresesë Isa Beu, me qëllim që nxënësit tonë ta ndjejnë veten si pjesëtarë të barabartë të kësaj shoqërie dhe të gëzojnë të gjitha të drejtat që i kanë nxënësit e shkollave tjera. Zëvendës Kryeministri vërtetë dha zotimin e tij se do të bëjnë përpjekje maksimale të gjejnë mënyrën dhe rrugën më të shpejtë dhe më të drejtë, drejt kryerjes të obligimi që vërtetë që vite e vite e kemi problem të veçantë dhe problem të rëndë, ku në veçanti ne si Bashkësi Fetare Islame si themelues të Medresesë Isa Beu.

{yshtja tjetër që ka bërë një shqetësim tek shumë familje të nxënësve tonë është largimi nga universitetet ku kanë qenë të regjistruar nxënësit e medresesë, qofshin të vitit të parë, të vitit të dytë e të tretë e kështu me radhë, na solli vërtetë nja shqetësim dhe dhimbje të madhe tek ne e tek prindërit e nxënësve, e ne e morëm për obligim që tu shpjegojmë familjeve, prindërve, studentëve të prekur, se këtë çyshtje do të mundohemi maksimalisht ta zgjidhim me përfaqësuesit e Qeverisë, me Ministrinë e Arsimit si dhe me njerëzit tanë të cilët gravitojnë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Po ashtu nga zv. Kryeministri i Parë z. Artan Grubi morëm zotimin dhe premtimin se kësaj çyshtje vetëm se i janë qasur me një seriozitet të madh dhe sot vendosëm edhe një herë që edhe më fuqishëm ti rrekemi kësaj çyshtje. Unë këtu publikisht deklaroj edhe kënaqësinë time në sferën e denacionalizimit, pra kemi vërtetë lëvizje pozitive ashtu siç u premtua nga Kryeministri dhe zëvendës Kryeministri në takimet e para që i patëm, e jemi të kënaqur dhe me të vërtetë presim rezultate pozitive në këtë sferë…” tha mes tjerash Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në deklaratën e tij për mediumet e vendit duke falënderuar edhe një herë mysafirin e çmuar për këtë vizitë.

Nga ana tjetër, zëvendës Kryeministri i Parë z. Artan Grubi, mes tjerash tha: Kjo është vizita ime e parë në BFI dhe kisha kënaqësinë ta përgëzoj Reisul Ulemanë për marrjen e postit udhëheqës si dhe për punën e palosshme dhe shembullore që bën në BFI, posaçwrisht në luftën kundër Virusit Kovid 19, për arsye se të gjitha predikimet nëpër xhamitë tona, të gjitha praktikumet kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në asnjë moment nuk është rrezikuar shëndeti publik i qytetarëve dhe besimtarëve.

Biseduam për punën e regjistrimit me çrast kërkova dhe luta Kryetarin që ta jep kontributin e vet nëpërmjet të organizimeve të bashkësisë Fetare Islame në diasporë duke bërë apele që diaspora jonë të regjistrohet në mënyrë masovike në regjistrimin e popullsisë, për arsye se këtë herë është shumë e lehtë që të vet regjistrohen nga 1 marsi deri më 21 prill, ndërsa nga 1 prilli deri më 21 prill mund ti regjistrojnë edhe qytetarët nga Maqedonia e Veriut bashkë-familjarët e tyre të cilët gjenden në diasporë nëpërmjet të posedimit vetëm të numrit amzë të bashkë-familjarit të tyre. Bashkërisht do të përpiqemi që të mobilizojmë maksimalisht qytetarët tanë në diasporë të cilët do ti përgjigjen pozitivisht kësaj iniciative apo këtij operacioni statistikor në vendin tonë.

Në lidhje me akreditimin e Medresesë si dhe me regjistrimin e medresantëve në fakultete, diskutuam tashmë jemi në procesin e përpilimit të ndryshimeve ligjore për regjistrimin e medresantëve në fakultetet tona, por edhe në vijimin e studimeve të atyre medresantëve të cilët janë regjistruar paraprakisht si dhe akreditimin e Medresesë, kemi pasur takim me Kryetarin por edhe me Kryeministrin e vendit, ku bashkërisht jemi angazhuar që të përfundojmë me sukses akreditimin e Medresesë si dhe të shkollës së mesme të besimit ortodoks dhe në këtë mënyrë me qëllim që ti institucionalizojmë të gjithë ata nxënës që janë të shumtë të cilët janë pjesë e Medresesë. Njëjtë edhe me pjesën e denacionalizimit, ashtu siç kemi diskutuar edhe në takimin e parë ka lëvizje pozitive, jo të mjaftueshme dhe jo përfundimtare, por gjithsesi se ecin në kohë të duhur dhe në mënyrën e duhur”.

Konferenca e plote: https://www.facebook.com/bfinmk/videos/1346544762354886

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni