Më 07.06. 2011 Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi në selinë e Bashkësisë Fetare Islame, priti znj. Anja Czymmek, drejtoreshë e fondacionit Gjerman, Konrad Adenauer në Shkup.Gjatë këtij takimi kreu i BFI-së i shprehi mirëseardhje znj. Czymmek, duke e falënderuar që vizitën e parë që bënë ndonjë institucionit fetar në R.M është pikërisht BFI.
Reis ul Ulema e njoftoi me aktivitetet e BFI-së dhe me gjitha aktivitet tjera që kanë të bëjnë me organizimin e jetës fetare islame në vend dhe diasporë. Në anën tjetër znj. Czymmek meqë është për disa muaj në krye të zyrës së këtij fondacioni në Shkup, u informua hollësisht për diskriminimin fetar që po përjeton BFI dhe myslimanët në Maqedoni.
Ajo në vazhdim shprehi se ishte e kënaqur me këtë takim duke vlerësuar se BFI ka promovu vlera pozitive në ngritjen e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor në Maqedoni, ky është edhe synimi kryesorë i fondacionit në fjalë. Gjatë këtij takimi gjithashtu u bisedua edhe për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të cilat janë vlerësuar si të qeta dhe demokratike. Nuk mbeti pa u diskutuar realizimi i Marrëveshjes së Ohrit, ku ef. REXHEPI theksoi se asaj i ka kaluar afati dhe se kërkohen opcione tjera për ta gjetur ilaçin e këtij shteti.
Prev Post
Comments are closed.