Përfunodi mbrëmja tradiocionale e Kuranit e 19-ta me rradhë
Në mënyrë tradicionale në prani të numrit të madhë të xhematit nga Llabunishta, Struga dhe më gjërë edhe këtë vitë në muajin e Ramazanit sikur çdo vitë tjetër u mbajtë “Mbrëmje Kur’anore”. Fillimisht për mysafirët dhe qytetarët e Llabunishtës u shtrua iftar madhështor për më tepër se 700 persona. Ky aktivitet në fjalë si zakonisht ishte i organizuar nga imami dhe këshilli i xhamisë së poshtme të fshatit e që i njëjti ishte në bashkëpunim me Myftininë e Strugës.
Në këtë manifestim përfaqësues i Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në R.M, H. Sulejman ef. REXHEPI ishte Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Doc. Dr. Fahrudin Ebibi, por gjithashtu morrën pjesë Myftiu i Myftinisë së Strugës, Salim ef. Sulejmani, myfti të myftinive të BFI-së, profesorë të Medresesë Isa Beu dhe të FSHI, imamë, dhe xhematë.
Fjalë përshëndetëse kishte Myftiu i Strugës, Salim ef. Sulejmani i cili në emër të Myftinisë dhe në emrin e tij personal përshëndeti përfaqësuesin e Reis ul Ulemasë të BFI-së, muftitë si dhe të pranishmit tjerë duke uruar që ky manifestim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Fjalë rasti mbajti Doc. Dr. Fahrudin Ebibi i cili në emër të tij personal, në emër të BFI-së dhe Reis ul Ulemasë përshëndeti Myftiun e Myftinisë së Strugës, ef. Sulejmani si dhe operativën e muftinisë në fjalë, myftitë të myftinive tjera të vendit, hafizat, imamët, si dhe musafirët tjerë që ishin prezent.
Comments are closed.