Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Zbatimi i Gjuhës Shqipe është çështje që na përket të gjithëve

Sot, Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhëve, z. Ylber Sela, e vizitoi selinë e Bashkësisë Fetare Islame, ku u mirëprit nga Kreu i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. Takimi i dy titullarëve kishte për qëllim, të shkëmbimit të pikëpamjeve dhe të shqetësimeve të përbashkëta, në lidhje me zbatimin e gjuhës shqipe si brenda institucioneve ashtu dhe në jetën publike.

Drejtori i AZGj’së Sela, pasi e falenderoi nikoqirin e tij për mikpritjen, të poarit të BFI-së i dhuroi disa botime të agjencisë që shërbejnë si informacione të dobishme në zbatimin e gjuhës shqipe: “Udhëzuesin Për Zbatimin e Ligjit për përdorimin e Gjuhës Shqipe”, si dhe botimin e fundit “Doracaku për Nëpunësit Administrativ”.

Të dy titullarët, u pajtuan se: zbatimi i gjuhës shqipe është një çështje e rëndësishme që u përket të gjithë qytetarëve. Përveç tjerash, ata shprehën pikëpamjet e sinqerta dhe vullnet të mirë që bashkëpunimi midis AZGj’së dhe BFI’së, duhet të zhvillohet me një bashkëpunim më cilësorë në aspektin e kultivimit dhe të artikulimit të gjuhës shqipe në të gjitha segmentet e shoqërisë sonë.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni