Z. NEXHAT BAKIU ME NDER I SHËRBEU ISLAMIT NË TROJET TONA

Të premten më 11.03.2022, Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në një vizitë vëllazërore Z. Nexhat ef. Bakiun, të cilin e uroi për daljen në pension. Z. Nexhat Bakiu ia kushtoi tërë jetën Islamit duke qenë në shërbim të Bashkësisë Islame dhe institucioneve të saja. Ka qenë një kuadër me vlera të larta, i urtë, i moralshëm, komunikues, preciz në punë, profesionalist i nivelit të lartë, i respektuar nga të gjithë, respektues ndaj të tjerëve, dhe i lumtur që i shërbeu Islamit në çdo moment dhe situatë.
Për këto arsye të lartëpërmendura, Reisul Ulemaja me mall i shprehu falënderimet tona në emër të Bashkësisë Fetare Islame për gjithë atë që kontribuoi dhe për disponimin e tij që edhe në të ardhmen të jetë në shërbim aty ku e do nevoja.
Edhe Z. Nexhat Bakiu u falënderua shumë për respektin që ka pasur në Bashkësinë Fetare Islame nga të gjithë gjatë gjithë veprimtarisë së tij dhe shprehu gatishmërinë e tij se në çdo moment do jetë i gatshëm të vihet në shërbim të interesave madhore.
Andaj me nderime të larta, Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në BFI dhe më gjerë. Zoti e bekoftë me shëndet dhe jetë të gjatë.

Comments are closed.