Z. Fadil Ramadani mori titullin shkencor “Specialist i metodikës së mësim besimit islam”
Të mërkurën më 30.03.2002 në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, mbrojti temën e Specializimit Z. Fadil Ramadani para Komisionit në përbërje të Prof. Dr. Shaban Sulejmanit, Dekan dhe Mentor i kandidatit, Prof. Dr. Muhamed Mustafa- Kryetar dhe Prof. Dr. Ismet Osmani.
Tema e specializimit ishte: “Arsimi fetar në shkollat publike- Kontribues për marrëdhënie ndërkulturore dhe ndërfetare në RMV”. Ishte një organizim i nivelit të lartë si dhe prezantim dhe elaborim i mirëfilltë nga kandidati. Gjatë ceremonisë së specializimit, morri pjesë edhe Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e afërt, si Muftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, H. Fejsal ef. Kadriu, Kryetar i Kuvendit të BFI, Shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseini, udhëheqësi i Sektorit për marrëdhënie me OSBE dhe organizata e jashtme Mr. Mustafa Dauti dhe shumë pjesëmarrës tjerë.
Z. Fadil Ramadani me sukses mbrojti temën dhe mori titullin shkencor “Specialist i metodikës së mësim besimit islam”. Ai aktualisht kryen detyrën e Kryetarit të Organizatës Humanitare “Hilal” në BFI e RMV.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai uroi Komisionin për punën organizative dhe kandidatin për mbrojtjen e shkëlqyeshme të temës, duke ju dëshiruar suksese në jetë.
Comments are closed.