[:al]Xhamitë shqiptare në diasporë gjallërojnë me aktivitete fetare[:]

[:al]Më 14.04-16.04.2017 në xhaminë shqiptare në Salmsach/Romanshorn-Zvicër dhe në disa qytete  të tjera u zhvilluan një sërë  aktivitetesh fetare edhe atë tribuna, vizita të xhematëve dhe xhamive të cilët janë në ndërtim e sipër si dhe takime me personalitete të ndryshme të jetës fetare, kulturore dhe kombëtare në diasporë.

Në këto aktivitete, të cilët u zhvilluan me iniciativë të kryesisë së xhamisë në  Salmsach/Romanshornmori dhe imamit të kësaj qendre Taxhedin Misimi mori pjesë edhe delegacioni nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, e udhëhequr nga drejtori i sektorit për diasporë pranë BFIM, Dr. Selver Xhemaili, Dr. Abas Jahja, Haf. Abdurahim Murati dhe prof. Naser Rushani. Më 14.04. 2017 në xhaminë e lartpërmendur para namazit të xhumasë ef.Xhemaili  ligjëroi mbi temën “Rëndësia e edukatës fetare”.

Ndërsa pas namazit të xhumasë para një numri të konsiderueshëm të besimtarëve të kësaj rrethine, nën udhëheqjen e Dr. Abas Jahja u prezantua një program fetarë i përbërë nga leximi i pjesëve kuranore, ilahive dhe recitimeve të ndryshme. Në këtë xhami prezenca e madhe e besimtarëve dhe dashamirëve të jetës fetare ishte e mrekullueshme, ashtu siç ishte edhe organizimi në nivelin më të lartë.

Më 15.04.2017 delegacioni nga BFI-M  zhvilloi aktivitete të ndryshme edhe në disa qytete tjera të Zvicrës. Një manifestim modest por i bukur u prezantua në xhaminë “Hëna e Re” në qytetin Kreuzlingen. Me iniciativë të imamit shumë të respektuar Mr. Rejhan Neziri, në xhaminë Hëna e Re, Dr. Abas Jahja dhe Prof. Naser Rushani referuan dhe prezantuan një program të përbërë nga ilahi të zgjedhura.

Gjithashtu më 15.04.2017 pas namazit të akshamit Haf. Abdurahim ef.Murati ligjëroi në xhaminë El-Hidaje në qytetin St. Galen, ku u pritë nga imami i kësaj qendre haf. Mehas ef. Alija.

Po në të njëjtën ditë drejtori për diasporë pranë BFI-M, Dr. Selver Xhemaili vizitoi xhaminë në qytetin Fraunfeld. Xhemaili vëzhgoi më për së afërmi punimet e ndërtimit të kësaj qendre që janë duke u zhvilluar. Duke i uruar imamit të kësaj qendre Sami Misimi që sa më shpejtë të përfundojë punimet, në mënyrë që ta përjetojmë gëzimin e hapjes së kësaj faltore të re.

Ndërsa pas namazit të akshamit ef. Xhemaili qëndroi në Qendrën Kulturore Islame të Winterthurës. Në këtë qendër në të cilën imam është teologu i nderuar Ismail Halili me iniciativë të kryesisë së xhamisë dhe imamit të saj u organizua një tribunë me temën “Edukata fetare dhe roli i saj në ndërtimin e personalitetit të  besimtarit”, në të cilën ligjëroi Dr. Selver Xhemaili

Edhe njëherë urojmë xhamitë e diasporës për aktivitetet e tyre të mrekullueshme si dhe për mikëpritjen e ngrohtë.
S. Xh.

[maxgallery name=”5834″][:]

Comments are closed.