Xhamitë e vjetra të Gostivarit në ekspozitën “Nostalgjia”

Të enjten, më 16.12.2021 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai vizitoi Ekspozitën personale “Nostalgjia” të artistit – piktorit nga Dobërdolli Z. Deniz Haliti, i cili me mjeshtërinë më të madhe të një piktori të shkëlqyer ka pikturuar xhamitë e vjetra në territorin e Gostivarit.
Pas kësaj vizite, Kryetari i BFI të RMV shprehu kënaqësinë e tij dhe vlerësimin për këtë ekspozite të jashtëzakonshme me vlera të larta artistike.
“Ishte kënaqësi shpirtërore të shohësh se si një artist arin të shpreh idenë shpirtërore dhe materiale të xhamive të vjetra të ndërtuara nga kohëra të kaluara me tipare të vlerave islame, si origjinaliteti i vendit dhe kohës, kombinimi i shpirtërores me materialen, kombinimi i xhamisë me pamjet e natyrës, etj” tha Reisul Ulema për mediumet, i cili më tej shtoi se: “E gjithë kjo jepte porosinë e besimit te Zoti dhe porositë e Tij për të arritur të mirën dhe të bukurën në jetën individuale dhe shoqërore”.
Në këtë ekspozitë artistike morën pjesë edhe Muftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli me bashkëpuntorë, Sekretari i Përgjithshëm i BFI H. Irsal ef. Jakupi, teologë – imamë nga Gostivari dhe rrethina, artistët e mirënjohur, Prof. Reshat Ahmeti, Prof. Xhelil Rufati, Sindis Ademi, e shumë të tjerë.
Ekspozita ishte një kënaqësi dhe inspirim shpirtëror.

Comments are closed.