Xhamia Hajdar Kadi në Manastir hapet pas 104 vitesh

Xhamia Hajdar Kadi në Manastir hapet pas 104 vitesh

Manastir, 4 nëntor – Pas një pune intensive të Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë në restaurimin e njërës prej xhamive kryesaore të periudhës Osmane në trevat e Maqedonisë, pas plotë 104 viteve, lëshohet në përdorim dhe për ibadet Xhamia Hajdar Kadi e qytetit të Manastirit.

Fjalë përshëndetëse kishte Koordinatori i Muftinisë së Manasatirit z. Amit Rasimi i cili falenderoi të gjithë për kontributin e dhënë duke filluar nga kreu i BFI h. Sulejman ef. Rexhepi e deri te drejtoria e Vakfit të Turqisë.

Drejtori i Qendrës Nacionale për Konzervim z. Mehemet Selmani në fjalën e tij tregoi për rrjedhat se si ka ardhur deri te riparimi duke folur edhe për materialin që është përdorur gjatë restaurimit të objektit në fjalë.

Ndërkaq, deputeti i AK, Partisë nga Stambolli, Hüseyin Bürge, duke folur për monumentet e periudhës osmane në Ballkan, falënderoi presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, kryeministrin Binali Yıldırım, zv/ministrat dhe këdo që ka dhënë kontribut në restaurimin e monumenteve dhe objekteve historike këtu.

Fjalim po ashtu mbajti edhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve Adnan Ertem, i cili tha se krahas punimeve për objektet dhe monumentet e vakëfit në Turqi, drejtoria në fjalë që nga viti 2012 ka filluar edhe me aktivitete restaurimi në vendet të cilat më parë kishin qenë nën administratën osmane.

“Nuk mund ta rrëfej gjendjen tonë shpirtërore që po e ndjejmë në momentin e pikërishëm, kur po qëndrojmë përbal;lë një objekti fetar grandioz i cili deri para do kohe kishte qenë në gjendje të mjerueshme. Ne si Vakëf realizojmë shumë punë. Megjithatë, e them me sinqeritet se, po të mos i bënim këto, natyrisht që diçka do të ngelte e mangët. Ne do të vazhdojmë me punën tonë në aspekt të restaurimit edhe të objekteve të tjkera të periudhës Osmane.

Ndërsa, zv/kryeministri i Maqedonisë, Festim Halili, në fjalimin e tij theksoi se dy shtetet dhe popujt janë miq. “Po ashtu, ekzistojnë shumë gjëra që na lidhin

historikisht. Ju falënderoj në emër të Republikës së Maqedonisë për kthimin e xhamisë në gjendjen aktuale. Do të jemi gjithnjë të hapur për të tilla bashkëpunimesh. Shpresojmë që kjo të mos jetë xhamia e fundit që restaurohet”, tha Halili. Zv/kryeministri i Turqisë, Veysi Kaynak, në fjalimin që mbajti në ceremoninë e hapjes, tha se “Ndërsa bota është ngulfatur nga luftrat sektare, migrimi, uria dhe varfëria, Turqia vazhdon të jetë ishull i paqes dhe odë e sigurisë së bashku me ju, duke ngelur e denjë ndaj paraardhësve të saj.” Zv/kryeministri Kaynak, në fjalimin e tij tha se “Ky monument 450-vjeçar që është një dhuratë e paraardhësve tanë, sërish po shndërrohet në vend ku përmendet fjala e Zotit 104 vite pas mbylljes.” Kurse, në fjalën e vet të rastit, Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, h.Sulejman Rexhepi shprehu kënaqësinë për praninë në xhaminë historike. “Duam t’i dërgojmë selam presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Lutemi që Zoti atij t’i japë shëndet, forcë dhe energji pozitive. Le t’u dalë përballë të gjithë armiqve ashtu si di. Të gjithë muslimanët janë pas tij”, tha Rexhepi.

Kjo xhami njihet si Princesh e Ballkanit por jam i bindur se edhe ju jeni të njëjtit mendim se kjo xhami e meriton të e mbajë këtë epitet Princeshë. Një falenderim i vaçant i shkon edhe Drejtorisë së Vakfit të Turqisë më në krye z. Adnan Ertem i cili është shumë i përkushtuar në punën të cilës i rreket”, theksoi veç të tjerash ef. Rexhepi. Ndryshe, e mbyllur prej 104 vitesh, Xhamia Hajdar Kadi e cila njihet si “Princesha e Ballkanit” dhe e cila iu kthye shkëlqimit të dikurshëm pas restaurimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve, u hap gjatë kohës së namazit të xhumasë pas fjalimeve protokolare.
https://www.youtube.com/watch?v=M1ZiO_xT2Rc
hajdar-kadi-xhamija

hajdara-kadi-2hajdara-kadi-2

hajdar-kadi-xhamija

2

1

3

5

6

4

Comments are closed.