XHAMIA E SALMSACHUT, XHAMIA EL-HIDAJE NË ST. GALLEN DHE XHAMIA E WILL-IT PJESË E VIZITAVE TË SË DIELËS

Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame i udhëhequr nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, pas përurimit të xhamisë Buhara në Sulgen, vizitoi tri xhami me peshë në Zvicër, edhe atë duke filluar nga Xhamia e Salmsachut te imami Dr. Mixhit Osmani ku qëndruan për namazin e iqindisë.
Pas saj, mysafirët namazin e akshamit e falën në xhaminë El-Hidaje në St. Gallen te imami H. Mehas ef. Alija, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër (KMShZ), institucion ky që ka organizuar vizitën e delegacionit në Zvicër.
Ndërsa namazin e jacisë e falën te xhamia shqiptare me numër më të madh të anëtarëve në Zvicër, ajo e Will-it, te imami Mr. Bekim ef. Alimi.
Të tre xhemateve dhe kryetarëve të xhamive Reis Ulemaja u shpërndau mirënjohje dhe dekoratën me logon e Bashkësisë Fetare Islame.
Mirënjohje u shpërnda edhe për imamët e nderuar, respektivisht Dr. Mixhit Osmani, H. Mehas ef. Alija dhe Mr. Bekim ef. Alimi.
Reis Ulemaja në këtë vizitë shoqërohet nga Drejtori për Diasporë pranë BFI, Dr. Selver ef. Xhemsili, Drejtori i OH Hilal, H. Fadil ef. Ramadani, dhe Shefi i Kabinetit të Reis Ulemasë, Evzal ef. Sinani.

Comments are closed.