Xhamia e pestë në Haraçinë të Shkupit

Dje, para një numri të madh besimtarësh, në Haraçinë të Shkupit u bë përurimi i xhamisë së re. Me këtë rast të pranishëm ishin Kryetari i Bashkësis Fetare Islame në RM, ekselenca e tij, Reisul Ulema h.Sulejman ef. Rexhepi, muftiu i Shkupit Ibrahim ef Shabani, kryetari i komunës së Haraçinës Brahim Ajvazi, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame doc.dr. Fahrudin Ebibi, investitori nga Arabia Saudite Ahmed Rehmi dhe shumë hoxhallarë e mysafir të tjerë.

Fjalën e vet të rastit, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, e filloi duke shprehur falënderimet më të sinqerta për investitorin nga Arabia Saudite, Ahmed Rehmi, dhe duke e lutur Allahun e Plotëmëshirshëm që ta bekojë dhe t’i falë shëndet dhe forcë. Më pastaj efendi Rexhepi foli për rëndësinë dhe rolin e xhamive përgjatë historisë, gjithandjej nëpër botë. “Yjet në qiell janë zbukurim i tokës ndërsa xhamitë në tokë janë zbukurim i qiellit dhe tokës”, tha Kryetari i BFI-së, për të vazhduar: “Xhamitë janë ato që nxjerrin burra të guximshëm në dobi të vetvetes dhe të shoqërisë. Duhet ta nënvizojmë një fakt të pamohueshëm se, të  gjithë ata bura që janë kalitur nëpër xhami ata gjithmon kanë qenë të gatshëm pa kurrfarë mëdyshje të sakrifikohen në të mirë të identitetit tonë kombëtar dhe fetar. Muhammedi a.s. ka thënë: “Ai që ndërton xhami sikundër shpërblim do të ketë pallate në xhennet”. Ndërsa në një rast tjetër thotë: “Ata që ndërtojnë xhami janë dashamirë (evlija) të Allahut”. Kjo tokë ku është ndërtuar kjo xhami është një bahshe prej xhenneti”, ka nënvizuar efendi Rexhepi. Duke folur më tej për rolin e xhamisë në përhapjen dhe në zhvillimin e fesë islame Reisul Ulema ka thënë: “Prej xhamive është përhapur Islami në tërë botën. Islami është fe e paqës, e vëllazërimit e ndihmesës e solidaritetit dhe në gjithmon duhet të jemi solidar edhe në gëzime edhe në pikëllime. Të gjithë e dimë se si politika e shtetit në të kaluarën e afërt deshti që ta zhdukë Haraçinën por, nuk deshti dhe nuk lejoi Allahut xh.sh. Të dashur besimtarë, t’i ruajmë xhamitë si sytë e ballit ngase janë vende që nxjerrin burra, të përgatitur e të gatshëm për çfarëdo sfide. Më lejoni që në fund, në emrër të Bashkësisë Islame dhe në emrin tim personal t’ua bëjë për hajër këtë Bejtullah. Allahu Fuqiplotë le t’i shpërblejë me shpërblimet e tija të panumërta të gjithë ata dashamirë të cilët ndihmuan këtë xhami” ka thënë në fund të fjalimit të vet Reisul Ulema i BFI në RM.

11082463_413556605488325_8523252499033836833_o10914938_413556205488365_1637254596874040899_o9284_413556518821667_1286059337344763430_n11080476_413556698821649_3372682027776314458_o9284_413556518821667_1286059337344763430_n10498557_413556318821687_5136023501010168546_o

Comments are closed.