Xhamia e Mustafa Pashës me imam të ri

dekori...Xhamia e Mustafa Pashës me imam të ri

Shkup, 11 janar – Sot, në zyren e Reisul Ulemasë së BFI-së, kryetari H. Sulejman ef. Rexhepi, ia dha dekretin njërit nga hoxhallarërt më të vjetër në Maqedoni, Hafëz Adem Idriz, të cilin e dekretoi imam të një prej xhamive më të mëdha në Shkup, të “Mustafa Pashës”, e cila është nën menaxhimin direkt nga Rijaseti i BFI-së.

Ndryshe, Hafëz Ademi është një hoxhë mjaft i njohur dhe i respektuar në Maqedoni, me përkushtimin e të cilit kanë dalur dhjetra hafëzlerë. Hafëz Ademi, më shumë se gjysëm shekulli ushtron aktivisht detyrën e imamit dhe pa dyshim që është një nga hoxhallarët më të respektueshëm dhe më të vjetër në Maqedoni.

Me këtë rast, Reisul Ulema, i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e re. Kurse, imam i ri i Xhamisë së Mustafa Pashës, hfz Adem Idriz shprehi kënaqësi të veçantë duke e falënderuar me gjithë shpirt Reisul Ulemanë për besimin dhe dekretimin në detyrën e imamit në një nga Xhamitë me pozitë më të bukur në tërë territorin e Maqedonisë.

Comments are closed.