XHAMIA DRITA – LUZERN, XHAMIA UNITETI – LUZERN, XHAMIA BESIMTARI – BASEL DHE XHAMIA E BÜLACH-UT NË AGJENDËN E DELEGACIONIT QË VIZITON ZVICRËN

Të shtunën, 12.06.2021, në kuadër te vizitës që delegacioni i udhëhqur nga Reisul Ulema i BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e bën në Zvicër, pas përurimit të xhamisë Tulipan në Reinach, u vizituan edhe dy xhami në Emmenbrücke – Luzern, fillimisht xhaminë “Drita” ku delegacioni u prit nga kryesia e xhamisë me në krye Kryetarin h. Mumin ef. Veseli dhe hoxhë Remzi Halimi. Në shenjë falënderimi për kontributin e deritanishëm Kryesisë së xhamisë Drita iu dhurua një mirënjohje nga Bashkësia Fetare Islame e RMV.
Pas saj, u vizitua edhe xhamia Uniteti ku delegacioni u prit nga kryetari i xhamisë H. Muamer ef. Baftjari me hoxhë Musa Ramadanin, kryesia dhe xhemati. Edhe kësaj xhamie në shenjë falënderimi Reis Ulemaja i dhuroi një mirënjohje nga BFI e RMV.
Delegacioni i BFI vizitoi edhe xhamitë Besimtari në Basel dhe Xhaminë e Bülach-ut ku u mirëpritën nga imamët dhe kryesitë e xhamive.
Këto vizita koordinohen nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër që ka organizuar vizitën në Zvicër dhe ka marrë përsipër mbarëvajtjen e këtij udhëtim kaq të vlefshëm.

Comments are closed.