Vizitohet Xhamia në Herzogenbuchsee-Solothurn

Në kuadër të programeve të këtij vikendi në Zvicër më 29.10.2022 Dr. Selver ef. Xhemaili Drejtor për diasporë në Rijasetin e BFI e RMV, vizitoi Xhaminë në Herzogenbuchsee-Solothurn.
Në emër të Kryetarit të BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, u interesua per aktivitetet e kësaj xhamie, ndërsa xhematit të mrekullueshëm u përcolli selame dhe urime. Xhemati edhe pse në numër relativisht të vogël po bën vepra të mëdha.
Konkretisht objektin e qendrës islame, një projekt madhështor që dalëngadalë shkon drejt finalizimit.
Një shoqëri e bukur ku komunikohet në gjuhën Shqipe, Turke dhe Gjermane.
Ju urojmë gjithnjë suksese në të ardhmen.

Comments are closed.