Vizitohen qendrat islame në Ternitz, Linz, Vells dhe St. Polten të Austrisë
Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame të RMV që po viziton Qendrat Islame në Austri me autorizimin e Kryetarit të BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në përbërje të Myftiut të Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, Sekretarit të Përgjithshëm të BFI H. Irsal ef. Jakupi dhe Myftiut të Kërçovës Mr. Qamil ef. Rushiti dhe Myftiut të Ohrit H. Samet ef. Ajdari, gjatë teravisë, më 22.04.2022 vizituan xhematet e qendrave islame në Ternitz, Linz, Vells dhe St. Polten të Austrisë. Gjegjësisht, Myftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli vizitoi xhematit në në Xhaminë BASHKIMI të qytetit Linz. Aty u prit nga Kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare ALKIG të Austrisë, z. Vahidin ef. Beluli, si dhe nga imami, H. Menderez ef. Alili, bashkë me dy personalitetet që janë në këtë xhami Hasim ef. dhe Rexhep ef. dhe studenti Abdusamed ef. Adili bashkë me shumë anëtarë të tjerë.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame vizitoi xhematin në Tenitz. Myftiu i Kërçovës Mr. Qamil ef. Rushiti vizitoi xhematin në Vells, ndërsa Myftiu i Ohrit H. Samet ef. Ajdari vizitoi bashkatdhetarët dhe xhematin në qytetin St. Poelten.
Të gjithë abëtarët e Delegacionit të BFI i përshëndetën besimtarët dhe u dërguan selame në emër të Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe përcollën falënderime e mirënjohjet e tija për kontributin që japin për organizimin e jetës fetare atje si dhe kontributin në vazhdimësi për institucionet edukativo-arsimore dhe jetën fetare në përgjithësi në vendin tonë. Zoti i shpërbleftë me të mirat e Tij në këto ditë të bekuara të Ramazanit të gjithë mërgimtarët tanë kudo që ndodhen.
Comments are closed.