Vizitë xhamisë magjepse të Rijekës

“Ishte mahnitëse të shohësh Xhaminë e Rijekës. Nuk kemi fjalë të shprehim bukurinë e kësaj Xhamie – Qendre të madhe kulturore me të gjitha tiparet e një qendre moderne, e finansuar nga Katari” komentoi Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në statusin e tij në rrjetet sociale, pas vizitës së delegacionit të lartë të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, në xhaminë e qytetit të Rijekës.
Delegacioni i BFI i udhëhequr nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe në përbërje të: H. Abedin ef. Imeri – Myfti i Kumanovës, Mr. Salim ef. Sulejmani – Myfti i Strugës, H. Sabuhudin ef. Zendeli – Myfti i Gostivarit, Prof. Jusuf ef. Zimeri – Drejtor i Sektorit për Arsim dhe Shkencë në Rijasetin e BFI, Mr. Mustafa ef. Dauti – Drejtor i Sektorit për Marrëdhënie me jashtë dhe H. Idriz ef. Idrizi – Referent më Myftininë e Tetovës, të shoqëruar nga Muftiu Prof Dr. Aziz Hasanoviç dhe Zëvendësi i tij Mr. Mevludin Arsllani, si dhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kroaci, Dr. Milaim Fetai, vizituan qytetin e Rijekës dhe xhaminë magjepse të këtij qyteti, e cila me plot bindje mund të emërohet si një ndër xhamitë më të bukura në rajon.

Comments are closed.