Vizitë te Mesxhidul Kibletejn (xhamia e dy kibleve)

Në organizim të kryesisë së haxhit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, sot haxhinjtë e grupit të parë dhe të dytë që vijnë nga Muftinia e BFI- Gostivar nën udhëheqjen e Muftiut H. Sabahudin ef. Zendeli dhe në koordinim të koordinatorit Hfz. Jusuf ef. Xheladini si dhe udhëheqësve fetarë-hoxhallarëve të nderuar, u realizuan vizitat në Medinen e Ndritshme si: ajo e Kodrës Uhud, Mesxhidul Kibletejn ( xhamia e dy kibleve), shtatë xhamitë në Hendek, Xhamia e Kubasë dhe kopshtin e hurmave etj. Një atmosferë e këndshme për të shijuar ëmbëlsinë shpirtërore dhe për të përkujtuar të lavdishmen e ummetit islam, në vendet ku ka qëndruar më i miri i njerëzimit Muhammedi a.s. dhe shokët e tij.
Poashtu më datë 17.07.2022 (e shtunë) haxhinjtë e Muftinisë së Gostivarit në kuadër të vizitave, në mëngjes gratë (haxhijet) dhe në mbrëmjen e të njëjtës ditë haxhinjtë vizituan Kopshtin e Xhennetit (Reuda) ku falën namaz dhe bënë dua, më pas kaluan pranë varrit të Resulullahit a.s. Ebu Bekrit r.a. dhe Omerit r.a. ku kanë përcjellur selamet e tyre për ta.

Comments are closed.