Vizitë Qendrës Islamike në Sisak
Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të lartë të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, nën udhëheqjen e Kryetarit të BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe në përbërje të: H. Abedin ef. Imeri – Myfti i Kumanovës, Mr. Salim ef. Sulejmani – Myfti i Strugës, H. Sabuhudin ef. Zendeli – Myfti i Gostivarit, Prof. Jusuf ef. Zimeri – Drejtor i Sektorit për Arsim dhe Shkencë në Rijasetin e BFI, Mr. Mustafa ef. Dauti – Drejtor i Sektorit për Marrëdhënie me jashtë dhe H. Idriz ef. Idrizi – Referent më Myftininë e Tetovës, qëndruan në qytetin e Sisakut, ku nën koordinimin e Myftiut të Meshihatit të Bashkësisë Islame të Kroacisë Dr. Aziz Hasanoviç dhe shoqërinë e Ambasadorit të RMV në Kroaci Dr. Milaim Fetai, vizituan Qendrën Islame e cila është në ndërtim e sipër në këtë qytet. Bëhet fjalë për një qendër moderne impresiononte dhe reprezentative në të cilën besimtarët myslimanë do të mund ti kryejnë obligimet e tyre fetare.
Po sipas protokollit, delegacioni i BFI vizitoi edhe Xhaminë e Rijekës, Pullë dhe Poreçit, ku u pritën dhe takuan me shumë bashkëatdhetarë nga Maqedonia, Kosova dhe Bosnja.
Comments are closed.