VIZITË NGUSHLLIMI TE FAMILJA ZENKU NË GOSTIVAR

Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, bëri vizitë ngushëllimi te familja Zenku në Gostivar me rastin e ndërrimit jetë të bashkëshortes së Z. Enver Zenkut. Në këtë vizitë, Reisul Ulemanë e shoqëronin, Myftiu i Gostivarit Z. Sabahudin ef. Zendeli dhe bashkëpunëtorët e tij, me ç’rast shprehën ngushëllime të sinqerta në këto ditë dhimbjeje duke ju dëshiruar durim të pashoq familjes, ndërsa të ndjerës Allahu t’i falë Xhennetin e amshueshëm.
Z. Enver Zenku është personalitet i shquar në sferën e shkencës, kulturës, rrjedhave politike, si dhe ish kryetar i Komunës së Gostivarit. Pati guximin e madh si Kryetar komune të jep nënshkrimin dhe përkrahjen për hapjen e Universitetit të Tetovës dhe gjithmonë ka qenë i gatshëm të jetë në shërbim edhe të vlerave fetare islame. Andaj, vizita ngushëlluese e BFI e RMV ishte edhe një respekt dhe përkrahje në këto momente të renda për angazhimin e tij në sferën fetare, shkencore dhe kombëtare

Comments are closed.